Albin Kurti: Marrëveshja mund të arrihet, duhet më shumë trysni mbi Serbinë
Kryeministri Albin Kurti, gjatë konferencës për media me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, u pyet nga gazetarët, edhe për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi.
Ai tha se presidenti amerikan, e ka thënë shumë qartë që Kosova dhe Serbia kanë nevojë për një marrëveshje finale e cila bën normalizimin e plotë të marrëdhënieve me njohje të ndërsjellë.
Kryeministri Kurti u shpreh se SHBA dhe shtetet e BE-së, duhet t’i bëjnë trysni shtesë Beogradit zyrtar për të pranuar një marrëveshje të tillë.
“Kosova është shtet normal dhe ka shënuar hapa të mëdhenj në këto dy vitet e fundit”, tha ai, duke shtuar se “vendi ka stabilitet institucional”.
Por sipas Kurtit, fakti që Kosova është shtet normal, nuk do të thotë që edhe marrëdhëniet janë normale me fqinjin verior.
“Ka nevojë për një marrëveshje që i normalizon marrëdhëniet dhe kjo duhet ta ketë njohjen reciproke në qendër”, tha ai.
Ai u shpreh se beson se kjo është e mundur sepse beson në fuqinë e BE-së dhe SHBA-së, që të bëjnë trysni shtesë mbi Beogradin.
“Kanë mjaftueshëm fuqi që të bëjnë trysni në Beograd që të kemi marrëdhënie normale me një marrëveshje të tillë, e cila do ta bënte përfundimisht njohjen reciproke”.
Ai foli edhe për deklaratat e presidentit serb se nëntë shtete kanë hequr vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
“Asnjëri prej pretendimeve që e kanë thënë në Beograd nuk është vërtetuar nga Ministria e Punëve të Jashtme”, tha Kurti.
Më shumë storie
Kosova me sy nga Haga
Në ditën kur më 16 shtator Kosova do t'i ketë sytë nga Haga, duke pritur verdiktin përfundimtar në rastin ndaj...
Pritjet më 16 shtator
Për rastin e pengimit të drejtësisë avokatët shpjegojnë se cilët mund të jenë hapat e mëtejmë në rast të një...
Duket sikur më shpejt do “zgjidhet” kriza në Lindjen e Mesme se sa do të zgjidhet kriza e Presidentit të Kosovës
Nga Skënder Sadri KAPITI. Ka kohë që Kosova vazhdimisht është në krizë politike për zgjedhjen e Presidentit.Janë bërë shumë propozime e...
Prekazi rikthehet në drejtësi: 35 të pandehur për krimet e marsit 1998
28 vjet pas ngjarjeve të përgjakshme në Prekaz, Prokuroria Speciale e Kosovës ka hedhur një hap të ri në zbardhjen...
Kuvendi i Kosovës: Avni Dehari thërret vazhdimin e seancës konstitutive më 9 shtator
Kryesuesi i seancës konstitutive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, ka njoftuar se vazhdimi i seancës do të mbahet më...
VV dhe LDK dakordohen që Bekim Sejdiu të jetë kandidati konsensual për president të Kosovës
Emri i tij u bë publik nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku. Lëvizja Vetëvendosje ka arritur...

Average Rating