Faton Bislimi: Çështja shqiptare në Luginë nga SHBA nuk ka qenë asnjëherë më e përkrahur sesa tani
Anetari Ekzekutiv i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Faton Bislimi po qëndron përkrah delegacionit të Luginës së Preshevës gjat vizitës së tyre në SHBA
Zoti Bislimi ditën e sotme e ka quajtur të jashtëzakonshme me takime të frytëshme në Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesëve të Kongresit të SHBA-ve për Luginën e Preshevës.
Postimi i z.Bislimi
Pëkrahja për Luginën vuloset në Kongresin Amerikan!
Ditë e jashtëzakonshme me takime të frytëshme në Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesëve të Kongresit të SHBA-ve për Luginën e Preshevës, bashkë me delegacionin nga atje.
Takimet i filluam me Senatoren Joni Ernst, bashkëkryesuese e Grupit për Çështje Shqiptare në Senat, si dhe Kryetare e Komitetit të Politikave Republikane në Senat. Përkushtimi i saj për Kosovën dhe tanimë për Luginën është i pazëvendësueshëm!
Po ashtu takimet me Kongresistët Himes e Torres, bashkëkryesues të Grupit për Çështje Shqiptare në Dhomën e Përfaqësuesëve në Kongres ishin shumë domethënëse dhe hapin mundësi të mëdha për adresimin e kauzës sonë për Luginën deri në fitoren meritore!
Cështja shqiptare në Luginë, nuk ka qenë asnjëherë më e pranishme dhe më e përkrahur sesa tani pas një angazhimi sistematik të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane që nga viti 2000 e këndej!
Më shumë storie
Çfarë ndryshon me Ligjin për Specialen?
Pas aktgjykimit të shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, në Kosovë u rikthye...
Shqiptarët e Teksasit protestuan në Austin në mbështetje të UÇK-së
SHqiptarët e Teksasit zhvilluan një protestë para Kapitolit të shtetit në Austin, kundër verdiktit të Dhomave të Specializuara në Hagë...
Nju Jork, Glauk Konjufca: Vendimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është padrejtësi
Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, mori pjesë në Gala Mbrëmjen e dytë...
OKB: Kurti kërkon strategji shtetërore për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së
Promovimi dhe forcimi i interesave kyçe shtetërore të Kosovës në arenën ndërkombëtare merr vëmendjen kryesore në Nju-Jork. Prania e delegacionit...
Austri: Protestohet në Vjenë kundër dënimit të katërshes së UÇK-së
Bashkatdhetarë të shumtë janë mbledhur sot në Vjenë të Austrisë, ku kanë protestuar kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë...
Luka Mishetiq: Do apelojmë vendimin, Thaçi mohon çfarëdo përfshirje në vrasje
Avokati i Thaçit, Luka Mishetiç, ka bërë të ditur se mbrojtja e Hashim Thaçit do ta apelojë aktgjykimin e djeshëm...

Average Rating