Edi Rama pas takimeve në Bruksel: Pa lirimin e policëve s`ka përparim
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk sheh përparim mes Kosovës dhe Serbisë në dialog nëse paraprakisht nuk lirohen tre policët kosovarë të kidnapuar nga Serbia.
Rama ka reaguar pas deklaratës së Përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell në përfundim të takimeve që zhvilloi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç në Bruksel, duke e shpërndarë në Twitter deklaratën e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian.
“Pa tre djemtë që largohen shëndoshë e mirë nga Serbia, nuk ka hapësirë për të bërë asnjë centimetër përparim të vërtetë! Sapo të kthehen në shtëpi, nevojitet një veprim i ri i fortë i Francës dhe Gjermanisë për të ndaluar këtë spirale absurditeti! POR Gjëja e parë: Lironi 3 policët!”, ka thënë Rama.
Më shumë storie
PROTESTAT PATRIOTIKE, GAZETA “SOT” DHE ZGJIMI I MADH PËR TRIUMFIN E KOMBIT
Nga Skënder Sadri KAPITI Patriotizmi, demokracia, liria dhe virtytshmëria gjënden në popull, mirëpo fatkeqësisht politika gjithshqiptare gjithmonë vetëm sa ka...
Triumfi i Kombit – Ose me politikën e korrupsionit, padrejtësisë e tradhëtisë ose me protestat patriotike e demokratike në Tiranë
Nga Skënder Sadri KAPITI Shqiptarë për lirinë kombëtare, për shtetin etnik shqiptar dhe për demokracinë e prosperitetin kanë sakrifikuar breza...
Triumfi i Kombit/Shqiptarë! Patriotizmi, e vërteta dhe demokracia sot janë te protestat
Nga Skënder Sadri KAPITI Po mbushen 66 ditë nga protestat patriotike, paqësore dhe demokratike që po mbahen në Tiranë nga...
Disa këshilla për drejtuesit e protestave patriotike rinore e qytetare
Nga Skënder Sadri KAPITI Rinia patriotike gjithshqiptare që po protestoni prej më shmë se dy muaj, mos lejoni që sakrificën...
Triumfi i Kombit/Askush nuk mund t’a pengojë Lëvizjen e Historisë
Nga Skënder Sadri KAPITI Askush, asnjë armik sado i madh nuk ka mundur të pengojë Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, Lëvizjen e...
Protestat për Triumfin e Kombit/News 24 krenari kombëtare
Nga Ilir Teki Skrapari Prej 51 ditësh në Shqipëri po mbahen protestat më të mëdha patriotike në Historinë e Shqipërisë.Janë...

Average Rating