Reagon Lëvizja Vetëvendosje: Kosova do të ecë përpara, pavarësisht sulmeve
Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas përleshjes së sotme që ndodhi në Kuvendin e Kosovës, e që sipas tyre, ky sulm erdhi si veprim i koordinuar mes degëve të ndryshme të së njëjtës bandë.
“Krimi i organizuar dhe dora e zgjatur grusht nuk na ndalë në sjelljen e rendit dhe kushtetutshmërisë në Republikë. Sot në Kuvendin e Kosovës dora e zgjatur e atyre që nuk e duan shtetësinë, demokracinë dhe ligjin e Kosovës, u përpoq të bëhet grusht”, thuhet në reagimin e VV-së.
“Teksa kryeministri Albin Kurti po mbante fjalim duke treguar për betejën e Republikës së Kosovës për shtrirje të rendit e të ligjit në veri të vendit, disa deputetë të PDK sulmuan me grushte, si një bandë rrugaçësh, kryeministrin dhe ministrat e Kosovës”, thuhet në reagim e VV-së.
Nga Vetëvendosje, thonë se ky sulm po bëhet ndaj qeverisë së parë të Kosovës e cila nuk e ka asnjë ministër apo zëvendësministër të kontrolluar nga Beogradi.
“Ky sulm po bëhet pikërisht në një moment të rëndësishëm të ballafaqimit diplomatik e jo vetëm të Kosovës me Serbinë”, thuhet tutje në reagim.
“Ky sulm erdhi si veprim i koordinuar mes degëve të ndryshme të së njëjtës bandë: disa prej tyre i thonë vetes deputetë, disa i thonë vetes gazetarë, e disa protestues. Por Kosova do të ecë përpara në konsolidimin e shtetësisë së saj, pavarësisht sulmeve të tilla”.
Vetëvendosje thotë se mbetet e përkushtuar dhe e angazhuar për drejtësi dhe kriminelët që kanë dëmtuar shoqërinë e Kosovës për t’u pasuruar padrejtësisht, nuk do të amnistohen.
Më shumë storie
Albin Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është padrejtësi e papranueshme
Kryeministri Albin Kurti e ka vlerësuar padrejtësi të papranueshme aktgjykimin e sotëm të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj katër...
Glauk Konjufca: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së shkaktoi zhgënjim në Kosovë
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka thënë se aktgjykimi dënues ndaj Hashim...
VV dhe LDK dakordohen që Bekim Sejdiu të jetë kandidati konsensual për president të Kosovës
Emri i tij u bë publik nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku. Lëvizja Vetëvendosje ka arritur...
Albin Kurti: Formimi i qeverisë së re menjëherë pas certifikimit të rezultateve
Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se formimi i qeverisë së re do të...
Partitë prezantojnë listat zgjedhore për zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025
Për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, skena politike në Kosovë është dinamizuar. Subjektet politike kanë publikuar listat e kandidatëve për deputetë....
Prishtinë: Kandidati i VV-së prezanton platformën tij ‘Prishtina 2035’
Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur tubim elektoral në lagjen "Bregu i Diellit", në Prishtinë. Kandidati i kësaj partie për kryetar të...

Average Rating