Preshevë: Dy këshilltarët serb të Kuvendit Komunal i mundësojnë vazhdimin e qeverisjes lokale
Dje është mbajtur seanca e III-të e Kuvendit Komunal të Preshevës për këtë vit.
Kjo seancë ishte vazhdimësi e seancës së kaluar ku kuvendi i Preshevës kishte humbur shumicën pas largimit të një këshilltari nga Alternativa për Ndryshim e Shqiprim Arifit.
Dy këshilltarët serb, aq sa ka përfaqësues ky komunitet, deri dje ishin opozitë e pushtetit e të cilët dje iu bashkuan pozitës qeverisëse dhe u krijuan shumicë APN-së së Shqiprim Arifit dhe LR-së së Sami Salihut me ç’rast i mundësuan vazhdimin e qeverisjes me pushtetin lokal të Preshevës.
Të gjitha pikat e rendit të ditës janë votuar pa asnjë diskutim të këshilltarëve dhe seanca ka zgjatur disa minuta.
Më shumë storie
PASIVIZIMI I ADRESAVE TË SHQIPTARËVE NË SERBI
Hulumtimi mbi efektet administrative, demografike, politike dhe diskriminuese ndaj shqiptarëve etnikë dhe autoktonë në Serbi, përveç intervistave, nga media të...
Shaip Kamberi: Presim zgjidhje konkrete nga institucionet e reja të Serbisë
Me dy deputetë në përbërjen e re të Kuvendit të Serbisë, shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë dyfishuar përfaqësimin e...
Shaip Kamberi shpall fitoren në zgjedhjet për KKSH: Dolëm të parët
Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik (PVD) njëherësh dhe deputet në parlamentin serb, Shaip Kamberi, ka njoftuar fitoren e listës...
Kurti ka ftuar shqiptarët e Luginës që të marrin pjesë në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar
Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Kurti, i bën thirrje gjith qytetarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës që të marrin...
Nesër do të mbahen zgjedhjet për Këshillin Nacional të shqiptarëve të Luginës
Komisioni Republikan i Zgjedhjeve (RIK) ka përcaktuar numrin përfundimtar të votuesve që do të marrin pjesë në zgjedhjet e drejtpërdrejta...
PASIVIZIMI I ADRESAVE NË PRESHEVË, MEDVEGJË DHE BUJANOC – NJË ÇËSHTJE E PAZGJIDHUR QË KËRKON VËMENDJE NDËRKOMBËTARE
Vështrim dhe hulumtim nga studiuesi Refik Hasani Çështja e pazgjidhur e Krahinës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, veçanërisht pasivizimi i...

Average Rating