Shaip Kamberi kërkon avancimin e të drejtave të pakicave në Serbi

Read Time:1 Minute, 51 Second

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, përmes një procedure parlamentare, ka dorëzuar një propozim të ri të ligjit për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave.

Ai, përmes rrjetit social Facebook, ka bërë të ditur angazhimin e tij për të drejtat e pakicave në Serbi, ku ka përpiluar një propozim të ri të ligjit për pakicat, i cili përmban 8 pika.

“Propozimi i ligjit përmban dispozitat fundamentale për avancimin e të drejtave dhe lirive individuale e kolektive në përputhje me standardet më të larta. Ndalesa e diskriminimit, avancimi i të drejtave individuale e kolektive, krijimi dhe pozita e avancuar e Këshillave nacionale, janë disa nga risitë që parasheh ky propozim në raport me Ligjin aktual të aprovuar më 2002”, ka shkruar Kamberi.

Ai, mes tjerash bëri të ditur se risi e veçantë e këtij propozimi ligjor janë dispozitat ndëshkuese ndaj atyre që nuk respektojnë normat e tij, në krahasim me ligjin aktual, i cili fare nuk përmban dispozita ndëshkuese, që praktikisht respektimin e të drejtave të pakicave e ka lënë në mëshirën dhe disponimin politik të qeverisë qendrore.

Tutje, deputeti Kamberi bëri të ditur se nismën e  tij e kanë mbështetur vetëm dy deputetë nga SDA e Sanxhakut dhe një nga pakica ukrainase, teksa shtiu se ky është propozimi i tretë i tij për ndryshime ligjore në 5 muajt e fundit, derisa propozim ndryshimi i Ligjit për përdorimin e flamurit dhe riorganizimi i territoreve të gjykatave dhe prokurorive janë propozimet që kanë hyrë në procedurë parlamentare.

Pikat kryesore që përmban ky propozim i dërguar sot në Parlament janë:

• Ruajtja e identitetit, traditës dhe veçantive;

• Të drejtat në arsim – me të drejtën e krijimit të institucioneve të arsimit të lartë dhe domosdoshmërinë që në tekstet shkollore të historisë, artit e kulturës së paku 50% e lëndës të jetë nga historia e kultura kombëtare e pakicave;

• Të drejtën e patjetërsueshme të përdorimit zyrtar të gjuhës dhe shkrimit;

• Të drejtën e pakufizuar të përdorimit të simboleve kombëtare;

• Të drejtën për përfaqësim proporcional dhe adekuat në gjyqësor;

• Të drejtën për përfaqësim adekuat e proporcional në organet shtetërore;

• Të drejtën e pakontestueshme për bashkëpunim me shtetin amë;

• Krijimin e Fondit të veçantë për zhvillimin e komunave të pazhvilluara.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Preshevë: Dy këshilltarët serb të Kuvendit Komunal i mundësojnë vazhdimin e qeverisjes lokale
Next post Ja pse Lulzim Basha, Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku nuk janë dështakë