
PVD, PDSH, LPD dhe UDSH bëjnë koalicion për zgjedhjet e 17 dhjetorit në listën “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi”
“Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi” kështu do të quhet koalicioni që bashkon katër partitë politike shqiptare në Luginë të Preshevës për zgjedhjet e 17 dhjetorit.
Partia për Veprim Demokratik, Partia Demokratike Shqiptare, Lëvizja e Progresit Demokratik dhe Unioni Demokratik Shqiptar kanë nënshkruar marrëveshje për pjesmarrje të përbashkët në zgjedhjet parlamentare të 17 dhjetorit të këtij viti.
Bartës i kësaj Liste dhe kandidati me numër 1 në këtë listë është deputeti i deritanishëm dhe kryetari i PVD-së, Shaip Kamberi.
Sipas informacioneve, listën “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi”, do ta mbështesë edhe Aleanca për Luginën.
Ky është koalicioni i parë dhe gjithpërfshirës për pjesmarrje në zgjedhjet parlamentare të këtij viti.
Në marrëveshjen e nënshkruar, partnerët e koalicionit kanë lënë hapsirë edhe për partitë tjera shqiptare të cilat dëshirojnë t’i bashkohen konceptit politik që përfaqëson kjo listë.
Ky koalicion i këtyre subjekteve politike shqiptare ka ardhur falë kontributit të Prishtinës dhe Tiranës zyrtare.
Më shumë storie
Universiteti i Prishtinës siguron kuotën për studentët e Luginës së Preshevës
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka kërkuar nga Universiteti i Prishtinës që të respektohet kuota e veçantë prej 2 për...
Grafite të kriminelit Mladiq në Bujanoc
Në qendër të Bujanocit janë shfaqur grafite me emrin e kriminelit të luftës, Ratko Mladiq. Politikani nga Lugina e Preshevës,...
Pasivizimi i adresave: Lugina e Preshevës me platformë për raportim
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka njoftuar aktivizimin e platformës për raportimin e pasivizimit të adresave në...
Refik Hasanit, i është ndarë MIRËNJOHJE,
Si vlerësim ndaj veprimtarisë dhe, krijimtarisë publicistike që po vazhdon të kontriboj përmesë hulumtimeve, por edhe në opinione, vështrime publicistike,...
Haklaj: Misioni i UÇPMB-së është bashkimi me Kosovën!
Të dashur vëllezër dhe motra. Të dashur bashkëkombas! Familjarë të deshmorëve të Kombit! Veteranë të UÇMB-së! Sot në këtë ditë...
Luginë e Preshevës: Mijëra shqiptarë në këtë rajon mbesin pa të drejta bazë
Mijëra shqiptarë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja prej vitesh mbeten pa të drejtë vote, dokumente personale dhe qasje në shërbime...
Average Rating