Presidenti serb, Vuçiq: 1000 herë kam thënë, nuk e nënshkruaj anëtarësimin e Kosovës në OKB
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq edhe një herë ka ritheksuar se Serbia nuk do ta lejojë anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Ai këtë deklaratë e ka bërë në një takim që ka zhvilluar me disa fëmijë të Kosovës, ku ka theksuar se në të ardhëm Serbinë e presin “gjëra të vështira”.
“Ata do të përpiqen t’i zgjidhin shumë gjëra në Kosovë para zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe para zgjedhjeve evropiane. Nuk do të jetë e lehtë. Është detyra jonë të luftojmë dhe mbrojmë vendin tonë sa më shumë që të mundemi, gjithmonë dhe në çdo vend”, tha Vuçiq para gazetarëve.
“Qëllimi i tyre kryesor është të na vendosin në një kornizë ligjore në të cilën ne në njërën apo tjetrën mënyrë do ta njohim pavarësinë e Kosovës”, theksoi Vuçiq, sipas të cilit, anëtarësimi i Kosovës në OKB është “çështja kryesore që po shtyhet nga ndërkombëtarët”. “E kam thënë 1000 herë që nuk do ta bëj, edhe në vendet më të vështira”, tha Vuçiq.
Më shumë storie
TREKËNDËSHI KUFITAR
Shkruan:Refik HASANI Vendin, ku takohen Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, e vizitova që në të vërtet është trekëndëshi Kufitar,...
Në Shkup mbahet protestë masive, kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë
Qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare kanë ardhur në Shkup për të mbështetur ish-krerët e UCK-së, të cilët po përballen...
OVL e UÇK-së: Protesta e 13 dhjetorit në Shkup do të jetë paqësore
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së njofton se protesta e paralajmëruar më 13 dhjetor në Shkup është protestë paqësore,...
Kupa e Botës 2026: Kosova bën historinë, i afrohet kualifikimit
Kosova ka bërë histori në kualifikimet për Kupën e Botës 2026, duke siguruar për herë të parë vendin e barazhit...
Grand Prix 2025: Distria Krasniqi fiton medaljen e artë
Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prix Zagreb 2025 në kategorinë deri 52 kilogramë. Xhudistja kosovare ka dominuar të...
Valerias Store – OFERTA QË S’DUHET HUMBUR!
-80% MË LIRË Valerias Store është një kompani e parfumeve premium VLEN VETËM 48 ORË!OFERTA QË S’DUHET HUMBUR! BLEJ TANI...

Average Rating