Aleksandër Vuçiq: Shtetet më të fuqishme të BE-së në thelb kërkojnë njohjen e Kosovës
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka folur për dialogun me Kosovën, qasjen dhe kërkesat perëndimore ndaj Serbisë në raport me Kosovën.

Presidenti serb, Vuçiq ka theksuar se njohja e Kosovës, “është ajo çka thellësisht i kërkohet Serbisë nga shtetet më të fuqishme të Bashkimit Evropian”. Sipas tij, Evropa po ia kërkon në heshtje Serbisë ta njohë Kosovën.
Vuçiq ka thënë se një pjesë në Serbi mendon se është më mirë dorëzimi i Kosovës, pasi do të jetojmë më mirë.
“Cilat janë qëllimet kombëtare për ne? Përveç asaj që e dimë se nuk do ta njohim Kosovën e pavarur. Ne kurrë nuk do të pajtohemi për Kosovën. Nuk mund të gënjejmë veten se jemi dakord për atë çështje, sigurisht se nuk jemi. Sigurisht se një pjesë mendon ‘dorëzo Kosovën, do të jetojmë më mirë’, vetëm se ata nuk do ta thonë këtë, e të tjerët thonë ‘mbroje Kosovën’. Është një pengesë brenda vendit, për të mos folur për presionet e jashtme. Nuk të pyesin nëse i ke shmangur sanksionet. Cila është çështja për të cilën mund të biem dakord? A është çështja e anëtarësimit në BE? Atëherë dikush do të na pyesë ‘Evropa po na kërkon ta njohim Kosovën e pavarur’, po, po kërkon, në thelb fuqia më e madhe e Unionit po e kërkon këtë”, ka thënë Vuçiq.
Më shumë storie
Kupa e Botës 2026: Kosova bën historinë, i afrohet kualifikimit
Kosova ka bërë histori në kualifikimet për Kupën e Botës 2026, duke siguruar për herë të parë vendin e barazhit...
Grand Prix 2025: Distria Krasniqi fiton medaljen e artë
Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prix Zagreb 2025 në kategorinë deri 52 kilogramë. Xhudistja kosovare ka dominuar të...
Valerias Store – OFERTA QË S’DUHET HUMBUR!
-80% MË LIRË Valerias Store është një kompani e parfumeve premium VLEN VETËM 48 ORË!OFERTA QË S’DUHET HUMBUR! BLEJ TANI...
Duke lobuar kundër shtetësisë së Kosovës, Serbia shkel marrëveshjen e Brukselit
Serbia vazhdon edhe më tej retorikën dhe lobimin kundër shtetësisë së Kosovës, pavarësisht asaj se është nënshkruese e marrëveshjes së...
Serbia mes autoritarizmit dhe rrugës evropiane
Protestat antiqeveritare të nxitura nga një aksident në Novi Sad, vazhdojnë që nga nëntori i vitit të kaluar. Opozita politike...
Kampionati Botëror 2026: Anglia shkund Serbinë midis Beogradit 5:0
Anglia i ka dhënë leksion Serbisë, duke e mposhtur me rezultat të thellë prej 5-0, të martën në Beograd. ‘Tre...

Average Rating