
Luginë e Preshevës: Edhe këtë vit me mungesë të teksteve shkollore
Teksa delegacioni i Kosovës do të vizitojë shkollat shqipe në Luginë, atje tashmë mësimi ka filluar me probleme të vjetra dhe me mungesë të teksteve shqipe për shkollat e mesme. Edhe këtë vit, ka qenë vendimi i Ministrisë serbe të Arsimit që në orën e parë të intonohet himni serb, të cilin nxënësit dhe mësimdhënësit shqiptarë e kanë refuzuar.
Në të gjitha shkolla me mësim në gjuhën shqipe në Luginën e Preshevës, kanë nisur viti i ri shkollorë. Ky vit sikur herëve të tjera, nxënësit shqiptar i gjen me problemet e trashëguara.
Ky vit shkollorë ka nis me një urdhëresë të Ministrit serb të Arsimit që në orën e parë të mësimit të intonohet himni shtetëror serb.
Urdhri nuk është mirëpritur as nga drejtorët e shkollave me mësim në gjuhën shqipe.
Viti shkollor 2022 /2023 ka nis me sigurimin librave mësimorë për nxënësit e shkollave fillore, por për ata të shkollave të mesme ende nuk ka tekste mësimore, ndërsa nëpër disa shkolla ka rënie të numrit të nxënësve.
E nxënësit janë të indinjuar për mungesën e librave.
Gjatë dekadës së fundit numri i nxënësve shqiptarë nëpër shkollat e Luginës është zvogëluar në mënyrë drastike, ndërkohë rreth më shumë se tri dekada nxënësit këtu mësojnë pa tekste mësimore, meqë Serbia nuk lejonte librat shqip nga republika e Kosovës.
/RTK/
Më shumë storie
Universiteti i Prishtinës siguron kuotën për studentët e Luginës së Preshevës
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka kërkuar nga Universiteti i Prishtinës që të respektohet kuota e veçantë prej 2 për...
Grafite të kriminelit Mladiq në Bujanoc
Në qendër të Bujanocit janë shfaqur grafite me emrin e kriminelit të luftës, Ratko Mladiq. Politikani nga Lugina e Preshevës,...
Pasivizimi i adresave: Lugina e Preshevës me platformë për raportim
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka njoftuar aktivizimin e platformës për raportimin e pasivizimit të adresave në...
Refik Hasanit, i është ndarë MIRËNJOHJE,
Si vlerësim ndaj veprimtarisë dhe, krijimtarisë publicistike që po vazhdon të kontriboj përmesë hulumtimeve, por edhe në opinione, vështrime publicistike,...
Haklaj: Misioni i UÇPMB-së është bashkimi me Kosovën!
Të dashur vëllezër dhe motra. Të dashur bashkëkombas! Familjarë të deshmorëve të Kombit! Veteranë të UÇMB-së! Sot në këtë ditë...
Luginë e Preshevës: Mijëra shqiptarë në këtë rajon mbesin pa të drejta bazë
Mijëra shqiptarë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja prej vitesh mbeten pa të drejtë vote, dokumente personale dhe qasje në shërbime...
Average Rating