Mesazhet e Dodikut shkaktojnë reagime të ashpra në Maqedoninë e Veriut
Mesazhet me përmbajtje përçarëse ndëretnike, kundër NATO-s dhe kundër BE-së të udhëheqësit të serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, gjatë një akademie kushtuar Shën Savës në Shkup, kanë shkaktuar reagime të ashpra nga Qeveria dhe partitë politike në Maqedoninë e Veriut. Ngjarja ishte organizuar nga ministri për Marrëdhënie mes Bashkësive, Ivan Stoillkoviq.
Kryeministri I Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski u shpreh kundër deklaratave anti-BE dhe anti-NATO të udhëheqësit të Serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, duke thënë se akademia nuk ishte vendi për dërgimin e porosive të tilla.
Ndërkohë, Bilall Kasami nga koalicioni VLEN kritikoi ministrin Stoillkoviq, duke theksuar se ai nuk përfaqëson vetëm komunitetin serb, por të gjitha komunitetet në Maqedoninë e Veriut.
“Nuk është hera e parë që persona të caktuar uzurpojnë institucione për të shprehur qëndrimet e tyre personale. Kur flasim për bartës të një pozite publike, duhet të kemi ndjeshmërinë e institucionit që përfaqësojmë”, ka thënë Bilall Kasami nga Lëvizja VLEN.
Ndërkohë, të rinjtë e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) protestuan para ministrisë që udhëheq Stoillkoviq, duke kërkuar dorëheqjen e tij të menjëhershme.
“Ngremë zërin kundër provokimit të turpshëm që tronditi të gjithë shqiptarët. Dekorata “Vojvoda Vuk” që i është dhënë zëvendëskryeministrit Stoillkoviq është një fyerje e rëndë për popullin shqiptar dhe një tallje e hapur me historinë tonë”, tha Veton Sadiku i BDI-së.
Për shkak të deklaratave të Dodik, i cili mohon gjenocidin e Srebrenicës, ka reaguar edhe Lidhja Demokratike e Boshnjakëve në Maqedoninë e Veriut.
Më shumë storie
Aleksandar Vulin: Serbia të veprojë në Kosovë sikur Izraeli me Mosadin në Iran
Ish-shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin, aktualisht kryetar i Lëvizjes Socialiste në Serbi, ka kërcënuar me sulme kundër Kosovës, kryeministrit Albin...
TREKËNDËSHI KUFITAR
Shkruan:Refik HASANI Vendin, ku takohen Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, e vizitova që në të vërtet është trekëndëshi Kufitar,...
Në Shkup mbahet protestë masive, kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë
Qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare kanë ardhur në Shkup për të mbështetur ish-krerët e UCK-së, të cilët po përballen...
OVL e UÇK-së: Protesta e 13 dhjetorit në Shkup do të jetë paqësore
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së njofton se protesta e paralajmëruar më 13 dhjetor në Shkup është protestë paqësore,...
Kupa e Botës 2026: Kosova bën historinë, i afrohet kualifikimit
Kosova ka bërë histori në kualifikimet për Kupën e Botës 2026, duke siguruar për herë të parë vendin e barazhit...
Grand Prix 2025: Distria Krasniqi fiton medaljen e artë
Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prix Zagreb 2025 në kategorinë deri 52 kilogramë. Xhudistja kosovare ka dominuar të...

Average Rating