T’PRES
Qysh atëherë kur m’je dëftue
Menja ime te ti m’rrin
Pranisë tande fort i jam gëzue
Lumturinè time, veç ti e din
Unë çdo herë kam me t’kujtue
Qysh n’aksham kur bie nata
Se ti je çdo gja për mue
Nëpër andrrat t’mia t’gjata
Buzëqeshja jote asht ledhatuese
N’mue ngjallë çdo dëshirë
Pritjet e g’ata janë trishtuese
Për nji jetë plotë errërsirë
Ty çdo herë kam me t’urue
Që vjen te unë ditë e na’t
N’jetën time ti ke lulëzue
Për nji dashuri të pa afat
Sikur liqeni që se mbytè veten
Edhe yjet plotë shkëlqim janë
Zani yt ma thotë vërtetën
Gjanat me ty çdo kuptim kanë
Në këto kohë tè mrekullueme
Me ty lundroi unë n’gjithësi
Kjo kohè për ne asht e lumnueme
Ti e unë jemi përjetësi

ARI UKIMERI – MR.SC. PEDAGOGE
MAJ 2022
Më shumë storie
SOT, NË UNIVERSITETIN “ISA BOLETINI” NË MITROVICË, U PËRURUA LIBRI “NXËNËSI ËSHTË E ARDHMJA”, I AUTORES LENDITA UKA IBISHI
Nga Violeta Hoxhaj, Sekretare e Përgjithshme e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë "Papa Klementi XI Albani", Suedi.Mitrovicë, 16 qershor...
“TRIUMFI I KOMBIT” DHE LËVIZJA RINORE E QYTETARE PËR SHQIPËRINË E RE
Në mbështeje të Lëvizjes patriotike të Rinisë dhe Elitës qyterare që po zhvillohet në Shqipëëri po e dërgoj për botim...
Rizgjedhja e Hysen Ibrahimit në krye të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë
Nga: Prof. Osman Ahmetgjekaj,Sueds / Förslöv, 31.05.2026Rizgjedhja e Hysen Ibrahimit në krye të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa...
DOLI NGA SHTYPI LIBRI “FLASIM SHQIP” I AUTORIT IDRIZ GASHI, PEJË, 2026
Hysen Ibrahimi - Recension mbi librin “Flasim Shqip” të autorit Idriz Gashi,Suedi / Förslöv, 22.05.2026 Gjuha shqipe nuk paraqitet vetëm...
Sot, më 12.05.2026, doli nga shtypi libri me titull ”ZËRI QË KURRË NUK U SHUA”
Hysen Ibrahimi, Suedi / Förslöv, 12.05.2026 Recension për librin ”ZËRI QË KURRË NUK U SHUA” i autores Hyrë Tejeci Murati,...
Masakra e Tivarit
Adem Dёrguti (Te vdekurit dhe te mbijetuarit nga 42 katundet e Therandёs) Ky libёr ёshtё botuar nё vitin 2022. Autori...

Average Rating