Fubollistët e Shkëndijës së Tetovës sërish kampione në Maqedoni të Veriut
Shkëndija e Tetovës është shpallur kampione e Maqedonisë së Veriut në futboll, pas fitores 2:1 ndaj Rabotnicki të mërkurën, në kuadër të javës së 31-të të kampionatit.
Me këtë triumf, Shkëndija ngjitet në kuotën e 67 pikëve, pesë më shumë se sa Sileks, dhe siguron titullin e pestë kampion në historinë e klubit.
“KF Shkëndija shpallet kampione e Maqedonisë për herë të pestë në histori, një arritje madhështore që mban vulën e zemrës, përkushtimit dhe forcës sonë si klub dhe si komunitet. Faleminderit lojtarëve, stafit, tifozëve në çdo cep të botës. Përkundër mungesës në tribuna, dashuria juaj ndihej në çdo sekondë. Kjo është për ju!”, ka shkruar klubi nga Tetova.
Më shumë storie
ShShASh: MBËSHTET FUQISHËM KËRKESËN E STUDENTËVE SHQIPTARË PËR TË DREJTËN E DHËNIES SË PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS NË GJUHËN E TYRE AMTARE SHQIPE
SHOQATA E SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE SHQIPTARË "PAPA KLEMENTI XI ALBANI" MBËSHTET FUQISHËM KËRKESËN E STUDENTËVE SHQIPTARË PËR TË DREJTËN E...
Vedat Muriqi pas humbjes: Kosova do të kualifikohet një ditë
Qendërsulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ka shprehur zhgënjimin, por edhe krenarinë pas humbjes ndaj Turqia në finalen e...
Gjithçka gati përër finalen e madhe të pley-off-it për Kupën e Botës 2026, në ndeshjen mes Kosovës dhe Turqisë
Pak orë na ndajnë nga sfida historikë mes Kombëtares së Kosovës dhe Turqisë. Dardanët dhe turqit do të ndeshen në...
Jehona dardane e futbollit dhe e Republikës së Dardanisë
Nga Skënder Sadri KAPITI Respekt dhe mirënjohje përfaqësueses së futbollit të Republikës së Dardanisë. Të jesh patriot do të thotë...
Franco Foda: Me këtë atmosferë shpresojmë të fitojmë edhe ndaj Turqisë
Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës, Franco Foda, është shprehur i lumtur me fitoren e Kosovës kund Sllovakisë. Dardanët mundën Sllovakinë,...
Kosova mposht Sllovakinë 4:3, 90-të minuta larg historisë
Përfaqësuesja e Kosovës e ka mposhtur Sllovakinë, me rezultat 4-3, të enjten mbrëma në Bratislavë, në ndeshjen e gjysmëfinales së...

Average Rating