Fubollistët e Shkëndijës së Tetovës sërish kampione në Maqedoni të Veriut

Read Time:35 Second

Shkëndija e Tetovës është shpallur kampione e Maqedonisë së Veriut në futboll, pas fitores 2:1 ndaj Rabotnicki të mërkurën, në kuadër të javës së 31-të të kampionatit.

Me këtë triumf, Shkëndija ngjitet në kuotën e 67 pikëve, pesë më shumë se sa Sileks, dhe siguron titullin e pestë kampion në historinë e klubit.

“KF Shkëndija shpallet kampione e Maqedonisë për herë të pestë në histori, një arritje madhështore që mban vulën e zemrës, përkushtimit dhe forcës sonë si klub dhe si komunitet. Faleminderit lojtarëve, stafit, tifozëve në çdo cep të botës. Përkundër mungesës në tribuna, dashuria juaj ndihej në çdo sekondë. Kjo është për ju!”, ka shkruar klubi nga Tetova. 

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Parlamenti Evropian miraton rezolutën për Kosovën
Next post Karate: Betim Maliqi mposht rumunin, tash ndeshet me një ukrainas