Edi Rama: “Zemra mal”, mbështes protestën për UÇK-në
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nuk ka marrë pjesë në protestën e thirrur nga organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), e cila u mbajt në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, por ka shprehur publikisht mbështetjen e tij përmes rrjeteve sociale dhe veprimeve simbolike.

Në profilin e tij në “Facebook”, Rama ka shpërndarë tri fotografi që lidhen me protestën dhe mesazhin e saj: njëra me mbishkrimin “Liria ka emër”, një tjetër “Foto e ditës”, dhe e treta video “Zemra mal”, duke përcjellë kështu solidaritetin me pjesëmarrësit dhe me kërkesën për drejtësi ndaj ish-eprorëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Në prag të protestës, Qeveria e Shqipërisë kishte vendosur të hiqte tarifën rrugore në Rrugën e Kombit, për të lehtësuar qarkullimin e qytetarëve nga Kosova drejt Tiranës — një veprim që u interpretua gjerësisht si shenjë mbështetjeje për tubimin gjithëpopullor.
Rama ka qenë ndër udhëheqësit shqiptarë që vazhdimisht ka shprehur mbështetje për ish-krerët e UÇK-së, duke theksuar rëndësinë e luftës për liri dhe të drejtën për gjykim të drejtë. Ai madje ka zhvilluar edhe një vizitë në Hagë, ku ka takuar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për të cilin ka thënë se “po përballet me padrejtësi historike”.
Pavarësisht mungesës fizike në protestën e Tiranës, veprimet dhe qëndrimet e Ramës janë konsideruar si një vazhdimësi e mbështetjes së tij ndaj çështjes së ish-udhëheqësve të UÇK-së dhe vlerave të luftës çlirimtare.
Më shumë storie
Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë mbi aktgjykimin e Hagës
Kuvendi i Shqipërisë doli sot me një draftdeklaratë mbi aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë për ish-liderët e UÇK-së,...
Sali Berisha: Vendimi për ish-drejtuesit e UÇK-së, i padrejtë dhe i pamerituar
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha reagoi sot pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për të dënuar ish-krerët e...
KASH: Historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shprehu sot zhgënjim dhe shqetësim të thellë pas aktgjykimit të shkallës së parë nga Dhomat e...
PROTESTAT PATRIOTIKE, GAZETA “SOT” DHE ZGJIMI I MADH PËR TRIUMFIN E KOMBIT
Nga Skënder Sadri KAPITI Patriotizmi, demokracia, liria dhe virtytshmëria gjënden në popull, mirëpo fatkeqësisht politika gjithshqiptare gjithmonë vetëm sa ka...
Triumfi i Kombit – Ose me politikën e korrupsionit, padrejtësisë e tradhëtisë ose me protestat patriotike e demokratike në Tiranë
Nga Skënder Sadri KAPITI Shqiptarë për lirinë kombëtare, për shtetin etnik shqiptar dhe për demokracinë e prosperitetin kanë sakrifikuar breza...
Triumfi i Kombit/Shqiptarë! Patriotizmi, e vërteta dhe demokracia sot janë te protestat
Nga Skënder Sadri KAPITI Po mbushen 66 ditë nga protestat patriotike, paqësore dhe demokratike që po mbahen në Tiranë nga...

Average Rating