EKSPOZITË PERSONALE, ME AKUARELE,
E PIKTORIT SHQIPTARO-AMERIKAN, SERGIO BITICI
Me 8 të qershorit 2022, ora 18.00-20.00, në Restaurant Piano Bar Piazza në Tiranë (Sheshi “Harry Truman”. Rruga “Dedë Gjo Luli”, mbrapa Muzeut Historik Kombëtar), do të jetë Hapja e Ekspozitës Personale me akuarele e piktorit shqiptaro-amerikan, SERGIO BITICI.
Kuratori (përkujdesori) i Ekspozitës është piktori Buron KACELI – Mjeshtër i Madh.
Kjo Ekspozitë pritet të ketë vizitorë të shumtë, personalitete të artit e të kulturës, artdashës nga Shqipëria e Kosova dhe Rajoni Ballkanik Shqiptar si dhe nga Diaspora Shqiptare në Amerikë dhe Europë, pasi piktori i kësaj Ekspozite Personale, Sergio BITICI, përveçe është i njohur si piktor me punimet e ekspozitat e tij, me publicistikën mediatike, studimet, librat e tij monografik të botuar në Amerikë, njiherit është dhe një nga veprimtarët e shquar atdhetar e kulturor, lobues e kontribues gjysëmshekullor për Lirinë, Pavarësinë e Shtetësinë e Kosovës, për Demokracinë në Shqipëri, për Çështjen Kombëtare Shqiptare në Ballkanin Perëndimor.
I urojmë suksese piktorit Sergio BITICI me këtë ekspozitë personale në Atdheun e Tij të Shenjtë, në Tiranë, metropolin shqiptar, pasi kjo ekspozitë është njiherit dhe pjesë e mirë e veprimtarisë së tij atdhetare e kulturore për Kombin Shqiptar.
Ramiz LUSHAJ
Tiranë, 6 qershor 2022

Më shumë storie
Festa e Cjapit
Mario Vargas Llosa Nobel 2010Kisha kohё pa lexuar njё roman artistik, kur zonja Lefta Hito ma dhuroi “Festёn e Cjapit”...
Rinia e fshatit në komunizmin shqiptar (poezi)
Nga Skënder Sadri KAPITI Në komunizmin shqiptari linduri e i rrituri në fshatështë për të ndëshkim,jeton e punon si në rrethim,Kooperativa edhe si vënd...
Çekani si instrument i tmershëm i vrasjes – dhunë e papërballueshme që shkatërroi familje
Çerkin IbishiVështrim letrar i romanit “Çekani i vdekjes” i autorit Xhavit ÇitakuRomani “Çekani i vdekjes” i ndërtuar me mjeshtri të...
Më 20.04.2026, doli nga shtypi libri me titull “Dritë mbi prag” i autorit Bajram Uka
Librin e shtypi shtypshkronja “PrintingPress” në Prishtinë, me pronarë vëllezërit Arian dhe Adrian Mumxhiu. Hysen Ibrahimi, recensent i librit “Dritë...
Promovohet studimi “Histori e shtypit arbëresh”
Në mjediset e departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë u promovua monografia shkencore “Historia e...
Në rrugën pa kthim
— Një tregim letrar mbi shpërnguljen çame — frymëzuar nga libri i shkrimtarit Hamit Gurguri i titulluar: “Çami, tek guri...

Average Rating