Kosova me sy nga Haga
Në ditën kur më 16 shtator Kosova do t’i ketë sytë nga Haga, duke pritur verdiktin përfundimtar në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, qytetarët në Prishtinë do të kenë mundësi që seancën e Gjykatës Speciale ta përcjellin drejtpërdrejt edhe përmes një ekrani gjigant në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
“Monitorin e madh do ta kemi në sheshin “Skënderbeu” dhe do ta kemi edhe një organizim tjetër me “Liria ka Emër”, i cili do të zulohet shumë shpejt. Seancën do ta kemi live në shesh ku do t’i ftojmë të gjithë qytetarët që të na bashkohen. Është me rëndësi që presim që vendimi është pozitiv dhe presim që të ketë edhe një festë të madhe në Prishtinë ku do t’i presim çlirimtarët. Në të kundërtën as në Prishtinë por askund tjetër në Kosovë nuk do të ketë qetësi!”, tha Besianë Musmurati, nënkryetare e Komunës së Prishtinës.
Edhe qytetarët me ankth po e presin verdiktin, duke shpresuar se ai do të jetë lirues.
“Akuzat jo vetëm se janë të pabaza por ato edhe kanë ndryshuar me kohën. Pra nuk dihet as për çfarë janë duke u gjykuar”, tha një qytetar.
“Presim që të lirohen ata sepse janë të pafajshëm dhe presim që të kthehen të pafajshëm”, theksoi tjetri qytetar.
Aktgjykimi i Speciales në Hagë ndaj katërshes së UÇK-së do të shpallet më 16 shtator, duke filluar nga ora 10:00.
Më shumë storie
Prishtinë: Gjykata Supreme e hedh si të palejuar ankesën e Blerim Isufajt për shkarkim
Gjykata Supreme e Kosovës e ka hedhur si të palejuar ankesën e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, kundër vendimit...
I jepet lamtumira e fundit Arlinda Zekajt, kërkohet përgjegjësi
Në Radavc të Pejës qindra qytetarë i dhanë lamtumirën e fundit Arlinda Zekajt, e cila u vra mbrëmjen e së...
Serbët e Kosovës votuan 71,63 për qind për listën e Vuçiqit
Humbja e Aleksandar Vuçiqit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi dhe mundësia e formimit të një qeverie të re...
Besnik Tahiri kritikon vonesat në amendamentimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar vonesat në përcaktimin e procedurave për amendamentimin e Ligjit për...
Albulena Haxhiu: Kuvendi do të votojë për ligjin e Speciales
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se pas kthimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara nga presidentja,...
Sot në ora 16:00, Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë të jashtëzakonshme lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt, e cila u vra...

Average Rating