Pas 27 vitesh identifikohet Idriz Rrecaj, një nga 23 viktimat e “Grupit të Intelektualëve”

Read Time:51 Second

Familja e Idriz Rrecit ka bërë të ditur se janë njoftuar zyrtarisht nga institucionet e Kosovës për mbetjet mortore të gjetura në Kalludër dhe Jabukë të Zubin Potokut.

Në njoftimin e djalit të tij, thuhet se në mesin e intelektualëve, mbetjet mortore të të cilëve janë gjetur është identifikuar edhe Idriz Rreci. Mes tjerash, djali i tij ka thënë se pyetjes “Ku është Idriz Rrecaj?”, i erdhi fundi dhe se pas 27 vitesh kanë marrë përgjigjen e pritur gjatë.

“Pas 27 vitesh pritje, dhimbje dhe pasigurie, morëm lajmin nga institucionet tona që nga laboratori i ADN-së në Hagë është konfirmuar zyrtarisht identifikimi i prindit tim, Idriz Rrecaj. Pyetjes “Ku është Idriz Rrecaj?” i erdhi fundi. Pas 27 vitesh, më në fund kemi përgjigjen që e kemi pritur për kaq gjatë. Mirënjohje të thellë për të gjitha institucionet e shtetit dhe për çdo person që ka punuar ndër vite për zbardhjen e fatit të tij dhe të personave të zhdukur”, thuhet në njoftimin e djalit të Idriz Rrecit, Shpëtim Rreci.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Austri: Protestohet në Vjenë kundër dënimit të katërshes së UÇK-së
Next post Parlamenti Studentor thërret në marsh paqësor kundër aktgjykimit të Speciales