Aksidentohet në komunikacion ish-deputetja e Kosovës

Read Time:2 Minute, 31 Second

Aksidentohet në komunikacion ish-deputetja e Kosovës, Veterane e Luftës, Mevlyde Mezini-Saraçi, ish e burgosur politike nga rregjimi i Millosheviçit, Kordinatore e “Gazeta e Alpeve”

Pas qëndrimit njëmujor në Suedi, Gjermani e Belgjikë tek familjarët e saj, Mevlyde Mezini-Saraçi, përgjatë kthimit nga Aeroporti “Adem Jashari” i Prishtinës për në shtëpinë e saj në Gjakovë, ka pësuar aksident në rrethin e Kijevës, me 19 të qershorit, në ora 23.00 të natës, së bashku me bashkëshortin e saj Agim Saraçi (që kishte dalë për ta pritur) të cilët kanë pasë pasoja lënduese trupore dhe ende vazhdojnë mjekimin e plagëve të shkaktuara prej aksidentit.


Aksidenti-vetaksidenti mendohet se ndodhi për shkak të moskujdesit dhe mospërshtatjes së shpejtësisë në komunikacion të taksistit gjakovar të një firme shpk taksishë në Gjakovë, duke iu rrezikuar jetën çiftit të dy penisonistëve të mirënjohur të Gjakovës e Kosovës, duke iu shkaktuar gjëndje të rëndë shpirtërore etj.
Ishte rasti e çasti fatlum që një infermiere e ndaloi makinën e saj nga ana e kundërt e rrugës dhe iu ofroi ndihmën e parë, e cila edhe njoftoi policinë dhe emergjencën e Malishevës, të cilët arritën për pak minuta në vendin e ngjarjes, si policia dhe ndihma e shpejtë me personel mjekësor duke iu dhënë ndihmë mjekësore në Emergjencën e Malishevës dhe mbasandejna trajtimin e vazhduan në Emergjencën e Gjakovës.


Raportin e policisë, Raportin e Mjekësisë familjare në Malishevë, raportet e mjekëve specialistë bashkë me faturat e shpenzimeve për mjekim, ua kanë përcjellë për procesim një kompanie sigurimesh në Gjakovë, ku është e siguruar edhe firma (shpk) e taksive (e taksisë së (vet)aksidentit) dhe çifti Saraçi mbeten në pritje të përgjigjes.
Mevlyde Mezini-Saraçi është veprimtare atdhetare e humanitare e shquar, shkrimtare, poete, studiuese, ish deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës (1999-2000, 2001-2004), e burgosur politike nga regjimi i Millosheviçit për shkak të aktivitetit të saj atdhetar (1998), Veterane e Luftës së fundit të Kosovës, ish Drejtore e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë e Sportit në komunën e Gjakovës, Kordinatore e “Gazeta e Alpeve” për Kosovën, autore e disa veprave letrare e dokumentare historike, e vlerësuar me tituj e çmime të larta si “Qytetare Nderi” e Lushnjes, “Ambasadore e Paqes” (Gjakovë) , “Pena Alpine” (Pejë) etj.,
Mevlyde Mezini-Saraçi është ajo gruaja trimëreshë e një guximi e sakrifice të jashtëzakonshme, e cila në kushte të një terrori e genocidi të përgjakshëm të forcave policore e paramilitare të serbëve, është ngjitur majë kamionit dhe i ka dërguar 62 arkivole në Drenicë, për Komandantin legjendar Adem Jashari, për familjarët Jashari dhe për të gjithë të rënët në Betejën legjendare të Prekazit.
Redaksia e “Gazeta e Alpeve” do ta ndjekin këtë çështje përgjatë muajit korrik 2023 në shoqërinë e sigurimeve përkatëse, tek firma shpk e taksive dhe e taksistit të (vet)aksidentit, në strukturat policore e të komunikacionit etj. duke dalë dhe me emra konkretë të institucioneve e drejtuesve të tyre, etj. derisa shpërblimi për aksidentin të marrin rrugëzgjidhjen e duhur, derisa drejtësia për këtë ngjarje të vendoset në vendin e merituar.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Bujar Osmani: Ka potencial serioz për eskalim të situatës në veri të Kosovës
Next post Edi Rama: Qëndrimi i Kurtit i pashpjegueshëm