Edi Rama: Qëndrimi i Kurtit i pashpjegueshëm
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi se nuk arrin ta mirëkuptojë Albin Kurtin në situatën e krijuar në raport me ndërkombëtarët.
“Albini është një person të cilin unë e çmoj, një mik që e respektoj, por në këtë rast është kryeministri i Kosovës të cilin unë nuk e mirëkuptoj”, u shpreh Rama në intervistë për Euronews Albania, duke shtuar se bëhet fjalë për interesin e kombit shqiptar dhe qëndrimi i tij është tejet demokratik.
Sipas tij Kurti, qeveria e Kosovës, policia dhe gjithë autoritetet duhet të kapen fort për t’ia dalë që të hedhin hapin e madh të çlirimit përfundimtar nga hija e mosnjohjeve dhe t’ia dalin që mbi të gjitha të normalizojnë marrëdhëniet me Serbinë.
“Pasi ka arritur në këtë pikë, pasi e ka futur Serbinë në një kuadrat të ngushtë, bashkësia euroatlantike nuk arrin dot as ta kuptojë, as ta justifikojë dhe as ta tolerojë sjelljen e autoriteteve të Kosovës dhe qasjen e kryeministrit Kurti, që është një sjellje sikur kjo tjetra të mos ekzistonte, sikur të ishim kushedi sa vite para dhe sikur gjithë ky proces të mos kishte ndodhur. Në ndërkohën kur ne kemi të gjithë bashkësinë euroatlantike të gatshme që ta shtërngojë Serbinë, që të pranojë më në fund, në mos njohjen formale, të pranojë heqjen dorë de facto nga Kosova dhe hapjen e rrugës për njohjen e të gjithë të tjerëve që detyrimisht pastaj do të çojë në njohjen formale të Serbisë, është e pashpjegueshme se çfarë kërkojnë autoritetet e Kosovës që i kundërvihen këtij procesi”, u shpreh Rama.
Sipas tij, kjo pengesë në rrugën e procesit, në mënyrë të pavetëdijshme po ndihmon lojën e Kremlinit.
Më shumë storie
Disa këshilla për drejtuesit e protestave patriotike rinore e qytetare
Nga Skënder Sadri KAPITI Rinia patriotike gjithshqiptare që po protestoni prej më shmë se dy muaj, mos lejoni që sakrificën...
Triumfi i Kombit/Askush nuk mund t’a pengojë Lëvizjen e Historisë
Nga Skënder Sadri KAPITI Askush, asnjë armik sado i madh nuk ka mundur të pengojë Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, Lëvizjen e...
Protestat për Triumfin e Kombit/News 24 krenari kombëtare
Nga Ilir Teki Skrapari Prej 51 ditësh në Shqipëri po mbahen protestat më të mëdha patriotike në Historinë e Shqipërisë.Janë...
Pa TV NEWS 24, Protestat e Lëvizjes për ‘Triumfin e Kombit’ do ishin në terr informativ
Nga Skënder Sadri KAPITI Po mbushen 50 dItë që në Tiranë rinia patriotike dhe qytetarët shqiptarë po mbajnë e zhvillojnë...
Lëvizja për Triumfin e Kombit: Protestat paqësore patriotiko-demokratike të Rinisë shqiptare
Skënder Sadri KAPITI Këtë shkrim të mëposhtëm po e dergoj për botim me rastin dhe në mbështetje të protestave patriotike të Brezit të...
Rama për DW: “Nuk ka humbje besimi në Shqipëri”
Shqiptarët po protestojnë çdo ditë kundër një projekti të planifikuar për turizëm luksoz të lidhur me Jared Kushner, dhëndrin e...

Average Rating