Albin Kurti e konfirmon pjesëmarrjen në takimin e Brukselit

Read Time:3 Minute, 48 Second

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe zëvendëskryeministrja e ministre e Jashtme e për Diasporë, Donika Gërvalla-Schwarc, në konferencën me gazetarë folën për situatën në veri të vendit.

Kryeministri Kurti foli për ngjarjen e ndodhur në mesditën e 14 qershorit, që siç tha kryeministri Kurti, u shtrua agresion i Serbisë ndaj shtetit demokratik të Kosovës, me rrëmbimin e tre zyrtarëve të policisë sonë thellë në brendi të territorit të Republikës.

Ai, këtë akt agresioni nga formacionet ushtarake policore të Serbisë e vlerësoi si hakmarrje direkte ndaj Policisë së Kosovës, ngase, siç u shpreh kryeministri Kurti, vetëm e vetëm sepse po luftohet krimi i organizuar dhe që ka për qëllim destabilizimin.

Sipas Kurtit, ky akt ka qenë i qëllimshëm, ngaqë vetëm një ditë përpara (me 13 Qershor) u propozua plani pesëpikësh për de-eskalim të plotë të situatës në veri të vendit.

“Arrestimi i kapos së krimit të organizuar dhe njërit prej krerëve të ashtuquajturës ‘Mbrojtje civile’, strukturë ilegale e Serbisë në Kosovë, Milun Milenkoviq – Llune, shfaqi efikasitet të jashtëzakonshëm dhe nga ana e Serbisë u përcoll si me hakmarrje ndaj aksioneve për sundim të rendit dhe ligjit në Republikën tonë’, tha Kurti.

Kurti shtoi se një ditë pas arrestimit të Milenkoviqit, Serbia përdori instrumentin  më qyqarë dhe të kundërligjshëm ndërkombëtarisht, atë të rrëmbimit të tre zyrtarëve të Policisë së Kosovës.

Kurti tutje shtoi se Kosova është Republikë demokratike, ku sundon ligji.

“Nuk ka as nënshtrim e as kthim prapa, jemi në të drejtën tonë të respektimit të kushtetutshmërisë, ligjshmërisë, për shtet të së drejtës. Nuk jemi kundër asnjë qytetari ose komuniteti, por në mbrojtje të ligjit dhe të rendit”, tha tutje Kurti.

Kurti kërkoi lirimin e menjëhershëm të zyrtarëve policorë

Kryeministri Kurti tha se tre zyrtarët policorë të Kosovës duhet të lirohen menjëherë dhe pa kushte.

“Ata duhet të lirohen sa më parë, pa kushte dhe të pa cenuar, njëkohësisht kërkojmë nga faktorët ndërkombëtarë, Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-ja që ta dënojnë agresionin e Serbisë, që paraqet edhe shkelje të pikës katër të marrëveshjes tekniko-ushtarake të marrëveshjes së Kumanovës, të nëntë qershorit të vitit 1999.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është i gatshëm të shkojë në Bruksel për takim me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ai ka deklaruar se është i interesuar që të paraqes në Bruksel gjithë dokumentacionin për, siç ka thënë, për të dënuar krimin që është bërë ndaj tre policëve.

“Unë jam i gatshëm dhe i interesuar që të shkoj në takimin e radhës në Bruksel, në mënyrë që të paraqes hollësisht të gjitha  të dhëna që i morëm dhe ta kuptojnë që de-eskalimi të cilin po e kërkojnë të gjithë nënkupton lirimin e menjëhershëm dhe të pakusht të tre policëve dhe dënimin e agresionit të Serbisë në Kosovë”, ka thënë ai.

Kryeministri tha se normalizimi i marrëdhënieve nënkupton zbatimin e menjëhershëm të marrëveshjeve bazike.

Kurti më tej bëri të ditur se ambasadori Jetish Jashari sot i ka vizituar të tre policët,  të cilët po mbahen peng nga Serbia.

“I ka vizituar ndaras njërin pas tjetrit . Përshkrimi i tre policëve se si ka ndodhur rrëmbimi është i  njëjtë. Janë tri rrëfime ndaras identike të tre njerëzve, të cilët thonë se në momentin e rrëmbimit,  më 14 qershor, kanë qenë tek tryeza e improvizuar për ngrënie, pra kanë qenë duke ngrënë drekë së bashku, kur 15 persona i kanë rrethuar, i kanë sulmuar dhe i kanë rrëmbyer . Të tre kanë qenë bashkë dhe që të tre e thonë rrëfimin e njëjtë, kur pyeten ndaras nga njëri tjetri “, tha kryeministri.

Kryeministri Kurti falënderoi ministren Gërvalla, gjithë ekipin e saj dhe ambasadorët e diplomatët e shërbimit të jashtëm për komunikimin që kanë zhvilluar, për letrat që kanë dërguar, në mënyrë që të ngritet një valë e drejtë ndërkombëtare që kërkon lirimin e menjëhershëm të pakusht të policëve të rrëmbyer.

Ndërsa ministrja e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, e konfirmoi se tre zyrtarët policorë janë vizituar nga ambasadori Jetish Jashari, përfaqësues i Republikës së Kosovës në Serbi, drejtuesi i Zyrës Ndërlidhëse në Beograd.  

Sipas saj, vizita është realizuar  në  Qendrën e Paraburgimit në Kralevë, ku zyrtarëtrët e policisë së Kosovës janë duke u mbajtur aty që nga data 16 qershor 2023, e të cilët Prokuroria e Lartë e Kralevës po i mban nën akuzën, tashmë të vetme, për armëmbajtje pa leje.

https://www.facebook.com/watch/?v=957469825458885

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Emisarët duan rinisjen e dialogut, kërkojnë lirimin e policëve nga Serbia
Next post <strong>Bashkimi Evropian</strong>: Nuk kemi konfirmim për takimin Kurti-Vuçiq, presim përgjigje pozitive