Emisarët duan rinisjen e dialogut, kërkojnë lirimin e policëve nga Serbia
Escobar e Lajçak flasin për dialogun Kosovë – Serbi, për zhvillimet në rajon dhe për bashkëpunimin SHBA – BE.
I dërguari i posaçëm i BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, në Atalntic Councill, ka thënë se situata në veri të Kosovës është e vështirë, ku janë parë incidente, “ndaj kemi parë të arsyeshme që të ndalet dhuna e të ulen tensionet”. Ndërsa emisari i SHBA-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar, tha, gjithashtu, se ishte i shqetësuar, që, sipas tij, ka rrezik për një konflikt në rajon.
Më tej Lajçak vuri në dukje se vendet e BE-së janë për të ndihmuar, për të normalizuar raportet në rajon. “Dëshirojmë që procesi të zhvillohet, por nuk do të thotë që jemi pjesëmarrës pasiv, punojmë me shumë zell për të arritur aspiratat, që janë arritur deri më tani”, tha Lajçak.
Për arrestimin e 3 policëve, Escobar tha se jemi për lirimin e menjëhershëm, pavarësisht se ku janë marrë, për të cilën edhe Lajçak tha se ka të njëjtin mendim si Escobar.
Vlerësimi për gjendjen në rajon
Për gjendjen në rajon Lajçak tha se situata atje ka qenë shumë radikale, ku ka pasur persona të armatosur, të cilët kanë qenë të gatshëm për të vrarë, e që kjo duhet ndalur. Ai shtoi se duhet të punojmë me ata që dëshirojnë një jetë normale, derisa Escobar, për dënimin e Qeverisë së Kosovës për dërgimin e policisë atje, tha se kemi mbështetur zgjedhjet, por nuk duheshin dërguar forcat atje, “askush nuk vë në pikëpyetje legjitimitetin atje, si dhe kemi thënë se kush sulmon KFOR-in është përgjegjës”.
“Nuk është atmosferë e pajtimit.Kjo situatë është shqetësuese”, deklaroi Escobar, ndërsa Lajçak tha se ka procedura që duhet respektuar, por duhet një vullnet politik që të zgjidhet kjo çështje.
Lajçak për gatishmërinë e liderëve për dialog tha se me rëndësi është shtenisonimi i situatës, duke shtuar se njerëzit duhet të jetojnë jetën normale.
“E nëse nuk ka zgjidhje, atëherë kemi konflikt”, deklaroi Lajçak.
SHBA për të mbështetur BE-në
Escobar tha se duhet mbështetur marrëveshjen, “duhet të them se Bashkësia Ndërkombëtare është e bashkuar në këtë drejtim”.
“Liderët duhet pajtohen me planin e vënë nga ndërkombëtarët”, deklaruan të dy emisarët.
Për Kurtin, Lajçak tha se zgjidhja vjen vetëm nëpërmes dialogut, derisa shfaqi shpresën që të dy liderët të zhvillojnë dialogun sa më parë, sepse, siç tha ai, ky takim është për menaxhimin e situatës së tanishme e pastaj për normalizimin e marrëdhënieve.
“Kjo varet nga palët, se ne nuk i detyrojmë me shkop. Ata në disa pika janë pajtuar, por që nuk janë pajtuar në pikëpamje kohore”, deklaroi Lajçak
Për mekanizmin detyrues për palët që të zbatojnë marrëveshjen, Escobar tha se gjenerata e re nuk dëshiron ta humbasë këtë rast, por nuk ka në rajon që mund të mbijetojë për shkak të krizave politike.
Pasojat
Lidhur me pasojat, Lajçak tha se për një vend ose për një politikan është me rëndësi që të bëjë gjënë e drejtë.
“Hapi tjetër është masa që Bashkimi Evropian ka bërë të qartë se është i gatshëm të shkojë në agjendën pozitive sa më shpejtë që të mbushen këto tri pika”, theksoi Lajçak.
“E sa i përket krizave, ne ofrojmë koordinimin në politikat kryesore e nëse nuk kemi komunikim themelor, nuk kemi përparim dhe për pasojat nuk mund të flasim aq shumë, që mund të jenë të imponuara, por ne jemi gati të lëvizim shpejtë që Kosovën ta afrojmë më afër Evropës, por jo nëse nuk kemi në bashkëpunim, që kam frikë se nuk kemi”, shtoi Lajçak.
Lidhur për kritikat ndaj SHBA-së e BE-së kundruall Serbisë, të cilat vlerësohen si të buta, Escobar tha se Serbia dëshiron të bëjë presion ndaj Kosovës e ne nuk e kemi lejuar, ajo dëshiron të mos i njohë zgjedhjet e ne i kemi njohur, në KiE e kemi diskutuara, thuajse, në mënyrë të njëanshëm në koordninim për pranimin e Kosovës.
Ndërsa Lajçak tha se nuk ka pasur vështirësi për të arritur këtë, por pa normalizim nuk ka jetë normale në Ballkan. “Jam i shqetësuar se konfliktet aktuale e vendosin rajonin në pozitë të keqe”, shtoi ai.
Tutje Lajçak theksoi se udhëheqësit e (BE-së, v.j.) përcjellin situatën në Ballkan dhe janë të vendosur për të zbatuar këto tri pika.
“Macron ka investuar në këtë çështje dhe ai, nëse merr vesh se do të refuzohet, nuk do të jetë i lumtur”, vuri në dukje Lajçak.
Njohja e Kosovës nga Serbia
Ndërkaq për njohjen e Kosovës nga Serbia, Escobar tha se në Ohër të dy vendet janë pajtuar se do të jenë ligjërisht të obligueshme traktatet e miratuar atje. “Tre hapat e parë konkretë janë ndërmarrë dhe hapat tjerë mbeten të realizohen në të ardhmen. Ndaj duhet të kthehemi për të realizuar marrëveshjet, që të dyja palët duhet vazhduar hap pas hapi”, deklaroi Escobar.
Ndërsa lidhur me festën e Vidovdanit, ku Vuçiq kishte deklaruar se nuk do të jemi të dhunshëm, Lajçak tha se duhet vazhduar dialogu për të arritur marrëveshjen në normalizimin e raporteve të të dyja vendet.
Ai më tej shtoi se nuk ka kohë që të jemi strategjikë.
“Kam thënë disa herë që nëse marrim vullnetin politik për ta bërë këtë, sepse kemi zgjedhjet evropiane dhe praninë evropiane, ndërkaq Kosova nuk do të jetë në qendër të vëmendjes pas vitit të ri”, tha Lajçak, teksa shtoi se “vërtetë duhet ta normalizojmë punën tonë deri në fund të këtij viti, prandaj mund të jemi në një lojë plotësisht pas këtyre zgjedhjeve”.
Tutje ai shtoi se ata duhet t’i kthehen tavolinës së bisedimeve, pa vonesa të mëtutjeshme.
Escobar tha se zbatimi i plotë i marrëveshjes së Ohrit të ndodhë shumë shpejt, ngaqë, shtoi ai, të dyja palët janë të obliguara që ta zbatojnë atë.
“Serbia duhet të flasë se si ta zbatojë pjesën e vet, njohjen e flamurit të Kosovës, simboleve kombëtare e dokumentet zyrtare, çdo gjë, duke përfshirë njohjen e nevojës së Kosovës për t’u integruar në Bashkimin Evropian”, tha Escobar, teksa shtoi se edhe Kosova duhet të veprojë në mënyrë të shpejtë dhe të formojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
https://www.facebook.com/watch/?v=584856590390206
Average Rating