
Albin Kurti i reagon Borrellit: Pretendimet e rreme ndezin tensionet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas deklarimeve të Shefit të Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell. Ky i fundit më herët gjatë ditës është shprehur i alarmuar nga situata në veri të vendit tonë, teksa i ka quajtur të jashtëligjshme arrestimet e serbëve në Kosovë. Ai po ashtu e ka përmendur edhe marshimin e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Mitrovicë.
Ndaj këtyre pohimeve i pari i ekzekutivit të Kosovës ka reaguar: “Përhapja e panikut dhe pretendimeve të rreme veç sa ndez tensionet dhe ndihmon ata që kërkojnë t’i përshkallëzojnë ato”, ka shkruar Kurti në “Twitter”
Ai u ka bërë thirrje të gjithëve që t’i konfirmojnë burimet e tyre dhe të presin informacione zyrtare nga institucionet e Kosovës përpara se të vendosin të angazhohen publikisht në transmetimin e lajmeve ose parashikimin e ngjarjeve.
Tutje kryeministri Kurti ka thënë se arrestimi i sotëm i një serbi është bazuar në provat e shumta dhe në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe të drejtat e procesit të rregullt ligjor për sulmin e kryer mbi ushtarët e KFOR-it në Zveçan në 29 maj.
“Si kryeministër i një shteti demokratik nuk kam asnjë përfshirje në hetime dhe arrestime”, ka shkruar tutje Kurti.
Ndërkaq sa i përket stërvitjet e sotme nga Regjimenti III i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Mitrovicën e Jugut, kryeministri ka thënë se ai ka qenë një aktivitet rutinë, i planifikuar çdo vit, për të cilin KFOR-i ishte plotësisht i informuar.
“Ai përbëhej nga 215 ushtarë që shkonin nga garnizoni ‘Minatori’ në Frashër dhe ktheheshin. Dezinformimi është i rrezikshëm dhe i papranueshëm”, ka nënvizuar Kurti.
Më shumë storie
Richard Grenell, kritika ndaj Von der Leyenit
Emisari special i presidentit Donald Trump për Misionet e Posaçme, Richard Grenell, ka kritikuar Bashkimin Evropian, duke e akuzuar Gjykatën...
OVL e UÇK-së fton qytetarët në protestën e 17 tetorit në Tiranë
Organizatat e Veteranëve të Luftës kanë publikuar një video ë rrjete sociale. Nëpërmjet saj kanë kërkuar përkrahje për protestën gjithëkombëtare...
Zgjedhjet në Kosovë, KQZ: Përfundon numërimi në vendvotime
Valmir Elezi, zëdhënës i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve në konferencën me gazetarë njoftoi se të dielën në mbrëmje, në 2,571...
Fitore historike: Kosova ka mposhtur Suedinë me rezultat minimal 0-1
Kosova ka arritur një fitore historike në stadiumin “Nya Ullevi” të Goteborg, duke mposhtur Suedinë me rezultat minimal 0-1, në...
Vjosa Osmani: Vuçiqi iu drejtua Samitit me ofendime e arrogancë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në deklarimin para mediave pas Samitit, ka treguar se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq iu drejtua...
Vjosa Osmani pritet me nderime nga Mbreti e Mbretëresha të Danimarkës
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, po e përfaqëson Republikën e Kosovës në samitin e liderëve të Komunitetit Politik...
Average Rating