Albin Kurti: Takimi me Vuçiqin mund të ndodh vetëm në kontekstin e planit evropian

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka delaruar se takimi me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq mund të ndodh vetëm në kontekstin e planit evropian.

Ai ka shtuar se ekziston një insistim ndërkombëtar që sipas tij, vjen nga frika e përhapjes së luftës nga Ukraina në Ballkan.

“18 gushti i vitit të kaluar është datë historike për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Aty nisi dialogu për marrëveshje. Unë propozova një faqe me 6 kapituj se çfarë mund të përmbajë një marrëveshje. Tri javë më vonë, emisarët e special të BE-së, vijnë në zyrën time dhe sollën propozimin franko-gjerman. Unë kam pritur që të kemi takim të rregullta mujore, pse i kanë braktisur këto takime, unë nuk e di”, ka thënë ai për Euronews Albania.

Sipas tij ai që në fillim ka thënë se plani evropian është bazë e mirë për dialogun.

“Le ta diskutojmë çështjen e propozimit evropian. Unë shpresoj që sa më shpejt të kemi marrëveshje. Unë jam optimist për shkak se është shtuar insistimi ndërkombëtarë, por në të njëjtën kohë edhe në Beograd e kanë kuptuar se nuk mund të merren vesh me mua në dëm të Kosovës”, ka thënë Kurti.

Lini një Përgjigje

Previous post Lajçak paralajmëron takime të nivelit të lartë për dialogun Kosovë-Serbi
Next post <strong>Ku janë Ben  Blushi e “LIBRA”  dhe Koço Kokëdhima  e “ZGJIDHJA” – dy kundërshtarët socialist të Edi Ramës ?</strong>