Aleksandër Vuçiq: Pala kosovare kërkonin njohje defacto dhe dejure – s’jam aq budalla siç kanë menduar

Read Time:1 Minute, 42 Second

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në një konferencë për media të mërkurën, tha se në takimin e nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel, ishte tentuar “të mashtrohet Serbia që ta njohë de facto e de jure Kosovën”, porse, siç tha ai, e ka refuzuar me vendosmëri këtë.

“Siç kam thënë pafundësisht, gjithçka ishte një truk e qëllim për ta shtyrë Serbinë që ta njohë Kosovën de facto e de jure, prandaj dje u tentua të krijohet një lloj i ri i planit zbatues”, deklaroi Vuçiç, për mediumin serb “B92“.

“Në atë plan, pika 1 do të ishte prezantimi i planit, e pika 2 që ne t’i lejojmë ata të hyjnë në institucione ndërkombëtare, ndërsa pika 3 përmbushja e detyrimeve të tyre. Sigurisht se kam refuzuar diçka të tillë pasi kjo nuk shkruan askund, dhe as nuk kemi folur ndonjëherë për këtë”, shtoi ai.

Presidenti serb foli edhe për zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore të Kosovës – Zveçan, Zubin Potok, Leposaviq dhe Mitrovicë e Veriut – të cilat janë mbajtur më 23 prill duke thënë se “një hije e madhe po duket”.

“Kurti vërtet planifikon të sundojë në veri pavarësisht se 13 serbë votuan, të gjejë disa serbë me të cilët mund të qeverisë në veri. Kurti refuzoi të bëjë një zgjidhje tranzitore në të cilën ata nuk do të merrnin zyrat, pasi do të ishte turp i madh. Ai e refuzoi edhe sepse e shohin si rastin më të mirë për të dëbuar serbët nga Kosova”.

Ndërkaq, siç tregoi edhe të martën pas takimit në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ai tha se pala kosovare e refuzoi Draft-statutin e propozuar nga Ekipi Menaxhues për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe sepse është “kundër Kushtetutës së Kosovës”.

“Serbia është gjithmonë e gatshme për bisedime e marrëveshje, por të jemi aq budallenj sa që kanë menduar ata nuk është e mundur. Ne do të vazhdojmë të marrim pjesë në bisedime, por unë jam shumë i shqetësuar për këtë çështje”, tha Vuçiq.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Danijela Vujiçiq: Kurti dhe <strong> Bislimi, nuk kanë dashur të dëgjojnë prezantimin e Draft-Statutit</strong>
Next post <strong>Ja pse  do votoj për Igli Carën</strong>