Ardita Sinani: Çështja e shqiptarëve të Luginës diskutohet në Senatin e SHBA-së
Të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës vazhdimisht shkelen nga Serbia. Kështu është thënë mbrëmë në Senatin Amerikan senatori Bob Menendez, i cili ngriti si shqetësim çështjen e pakicës shqiptare në Serbi. Deklaratën e senatorit Mendez, e ka publikuar në facebook, Ardita Sinani, Ish-kryerja e Preshevës dhe tani këshilltare e kryeministrit Albin Kurti.
“Kisha fatin dhe nderin e veçantë që me 2 mars së bashku me delegacionin nga Lugina të takohem me Kryetarin për politikë të jashtme në Senatin amerikan, senatorin Bob Menendez. E pikërisht, në Hearing-un e mbajtur në Senat, senatori Menendez kërkoi nga administrata amerikane që të angazhohet për çështjen e shqiptarëve të Luginës, e specifikisht për pasivizimin e adresave”, ka shkruar Sinani.
Po ashtu senatori Menendez në Hearingun e djeshëm, ka nënvizuar se “pakica shqiptare në Serbi i nënshtrohet diskriminimit të vazhdueshëm nga Serbia”.
Sipas Ardita Sinanit, kjo temë ishte në fokus të takimit edhe vizitën e fundit që delegacioni i Luginës së Preshevës zhvilloi ne Capitoll Hill më 2 mars të këtij viti.
“Prandaj sot, ndjej krenari që temat që ne trajtuam bashkërisht në vizitën e fundit në SHBA, por edhe në vizitat tjera, po fillojnë të marrin kahen e duhur të trajtimit në qendrën e vendimmarrjes, Senatin amerikan. Po ashtu ndjej obligim, që në emër të të gjithë shqiptarëve në Serbi, e posaçërisht të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, të falënderoj senatorin Bob Menendez për përkushtimin e tij që çështjen tonë ta trajtoj me seriozitetin maksimal”, ka shkruar Sinani.
Më shumë storie
Parlamenti Studentor thërret në marsh paqësor kundër aktgjykimit të Speciales
Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës ka bërë thirrje për pjesëmarrje në marshin paqësor që do të mbahet më 21...
Pas 27 vitesh identifikohet Idriz Rrecaj, një nga 23 viktimat e “Grupit të Intelektualëve”
Familja e Idriz Rrecit ka bërë të ditur se janë njoftuar zyrtarisht nga institucionet e Kosovës për mbetjet mortore të...
Vlerat dhe Vepra e UÇK-së janë Liria, Pavarësia dhe Shteti i Kosovës
NGA SKËNDER SADRI KAPITI Ku jeni ju politikanë, gazetarë, opinionistë, mendimtarë dhe intelektualë e akademikë, dhe ju shkrimtarë e poetë? Dukuni...
Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë mbi aktgjykimin e Hagës
Kuvendi i Shqipërisë doli sot me një draftdeklaratë mbi aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë për ish-liderët e UÇK-së,...
UÇK-ja është lavdia, krenaria, liria është vetë Kosova, është gjithshqiptaria
Nga Skënder Sadri KAPITI UÇK është Historia, krenaria dhe sakrifica kombëtare lindur nga një komb madhështor dhe heroik siç ka qenë, është...
Ç’është kjo Gjykatë Speciale në Kosovë?!
Nga Skënder Sadri KAPITI Kundërshtiin e kësaj Gjykate unë e kam bërë edhe para miratiit të saj nga parlamenti i...

Average Rating