Armend Mehaj: Serbët për qëllimet e veta i vrasin edhe fëmijët e tyre dhe i fajësojnë shqiptarët

Read Time:2 Minute, 36 Second

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, është shprehur se ditëve të fundit ka inskenime dhe incidente në veri të vendit e komuna të tjera, ku po digjen pronat, automjetet dhe po kërcënohen serbët që sipas tij duan të integrohen në institucionet e vendit.

Mehaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se këto sulme dhe kërcënime vijnë dhe organizohen nga Serbia, e cila siç tha, tenton që fajin për këto t’ia hedh shqiptarëve.

Sipas tij, serbët për të arritur qëllimin e tyre janë gjendje që të vrasin edhe fëmijët e tyre, e fajin të provojnë që t’ua lënë shqiptarëvem.

Postimi i plotë:

Ditëve të fundit jemi duke parë inskenimet dhe incidentet në veri të vendit dhe në disa komuna tjera ku djegen pronat, automjetet apo edhe kërcënohen serbët të cilët duan të integrohen në Republikën e Kosovës, këto sulme dhe kërcënime vijnë dhe organizohen nga Serbia e cila tënton që fajin për këto t’ua hudhë shqiptarëve.

Për të arritur qëllimin e tyre Serbët janë në gjendje të vrasin edhe fëmijët e tyre dhe të provojnë që fajin t’ua lënë shqiptarëve, raste të tilla kemi edhe në të kaluarën siç është rasti “Panda” në Pejë, kur u vranë 6 të rinj serbë dhe për këtë u fajësuan shqiptarët, pastaj kemi rastin e kërcënimit me vrasje të Dick Martyt nga Intelegjenca e Serbisë me qëllim që t’i fajësonin shqiptarët, e gjithë kjo për të bërë më të besueshme pretendimet dhe akuzat e padrejta ndaj luftës çlirimtare.

Ndërsa rasti më kulmor i një gënjeshtre të mendësisë kriminale serbe, është vetëplagosja me shishe xhami e kolonelit jugosllav Martinoviq, në vitin 1984. Ai fillimisht në Emergjencën e Klinikës Kirurgjike në Prishtinë kishte deklaruar se lëndimi ishte vepër e tij, pastaj nën presionin e Sigurimit shtetëror serb të asaj kohe, ndërroj deklaratën e dhënë më parë, për qëllime politike dhe akuzoj shqiptarët për këtë vepër.

Serbia gjithashtu është mohuese e krimeve të kryera nga aparati shtetëror i saj, në gjithë Ballkanin dhe sërisht tënton të sillet si viktimë.

Qytetarët tanë e njohin mirë mendësinë kriminale të serbisë, e njohin propagandën dhe gënjeshtrën e tyre dhe e njohin viktimizimin, prandaj besoj në maturinë e qytetarëve tanë sidomos në këto ditë kur grupet kriminale serbe po tentojnë me çdo kusht të destabilizojnë gjendjen duke inskenuar incidente në veriun e Republikës.

Tendencën e serbisë është duke e kuptuar edhe bota nderkombëtare, deklarata e të dërguarit të posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar: “Djegia e automjeteve, pasurisë së paluajtshme dhe kërcënimet ndaj njerëzve që duan të integrohen nuk vijnë nga shqiptarët etnikë, por nga serbët, kështu që mendoj se kërcënimet ndaj komunitetit serb në Kosovë duhet të ndalen nga të gjitha anët”, tregon që për çasjen serbisë janë në dijeni edhe partnerët tanë.

Prandaj, ftoj qytetarët serbë të Republikës së Kosovës që të mos iu nënshtrohen presioneve, e mos të bien pre e akteve të nxitjes së urrejtjes ndër-etnike i cili është qëllim primar i Beogradit, por të vazhdojnë të integrohen në shoqërinë dhe institucione tona, kjo është e vetmja rrugë për tu zhvilluar e jetuar në bashkësi.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Veriu i Kosovës: Zgjedhjet në veri me telashe, vendvotimet në Leposaviq në kontejnerë
Next post Turneu Memorial i Shahut “Tahir Sali Bajraktari”<br>(Tiranë, 23 prill 2023)