Veriu i Kosovës: Zgjedhjet në veri me telashe, vendvotimet në Leposaviq në kontejnerë

Read Time:2 Minute, 41 Second

Të dielën e 23 prillit, qytetarët me të drejtë vote në katër komunat në veri të Kosovës, të banuar me shumicë serbe, do t’iu drejtohen qendrave të votimit për të zgjedhur katër kryetar të rinj dhe dy përbërje të reja të asambleve komunale.

Parittë serbe i kanë bojkotuar përgjithësisht zgjedhjet e jashtëzakonshme përfshirë edhe subjektin më të madh politik Listën Serbe.

Qytetarë të komunitetit serb thonë se nuk ka kushte për zhvillimin e këtyre zgjedhjeve prandaj nuk do të marrin pjesë në votim.

“Nuk e di a do të dal. Besoni se kam probleme shumë më të mëdha se sa të mendoj se a do të dal në zgjedhje apo jo. Le të shohim nuk e di”, tha një qytetarë.

“Jo, ju lutem. Nuk do të dal, nuk ka asnjë mundësi. Këtu nuk bëhet fjalë për zgjedhje, as që bëhet fjalë”, deklaroi një qytetarë.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme u rishpallën nga Presidentja Osmani pas një vale presioni për të ndihmuar arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Qeveria e Kosovës tha se nuk është në dijeni të çfarëdo kërcënimi për sigurinë ditën e diel. Diplomatë perëndimorë kanë shprehur zhgënjimin me mospjesëmarrjen e partive serbe në zgjedhje dhe kanë bërë për ulje të tensioneve. Analisti Nexhmendin Spahiu thotë se zgjedhjet duhet të shtyhen për një afat të pacaktuar dhe ka shtuar se mospjesëmarrja e Listës Serbe ngrit shqetësim serioze për tensione.

“Unë nuk besoj se do të prodhoheshin zgjedhje legjitime për vetë faktin se qytetarët do të jenë të penguar nga Lista Serbe për të marrë pjesë në zgjedhje. Madje besoj që sa më i madh që do të jetë numri i serbëve që do të dalin në zgjedhje, aq më i madh do të jetë mundësia që të ketë incidente  dhe të ketë dhunë për shkak se kjo nuk i leverdisë Listës Serbe. Unë gjithnjë kam qenë i mendimit se zgjedhjet duhet të shtyhen por ne pamë deklaratën e Escobarit lidhur me zgjedhjet dhe sigurisht që amerikant kanë një strategji të caktuar lidhur me këtë punë dhe natyrisht nuk do të duhej të shkonim kundër strategjisë së tyre”, tha Spahiu.

Tensionet në veri u rritën në dy javët e fundit kur u dogjën disa makina të pronarëve serbë që u riregjistruan me targat RKS. Njohësi i sigurisë, Bedri Elezi, thotë se është vështirë të besohet se zgjedhjet e 23 prillit realisht mund të mbahen.

“Të sigurohet që ai qytetar të merr pjesë në zgjedhje pa iu cenuar siguria e tyre dhe po ashtu të kemi siguri  për cdo zyrtar që do tëjetë prezent për të realizuar procesin zgjedhor . Ne kemi pas deklarime të shumta të institucioneve të Serbisë të cilët kanë bërë thirrje në vazhdimësi serbëve lokal për të mos marrë pjesë në këto zgjedhje, me cka nënkupton që kanë inkuraju personat apo grupet kriminale për dhunë eventuale ndaj personave apo grupeve të cilat do të organizojnë këto zgjedhje. Me këto paralajmërime ne mund të themi se kemi sinjale që mund të kemi eskalim të sigurisë në veriun e Mitrovicës dhe padyshim që institucionet tona e sigurisë…duhet që të bëjnë të gjitha matjet e nevojshme dhe të kemi analizë të saktë se cfarë mund të na sjellë organizimi i këtyre zgjedhjeve”, tha Elezi.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Besimtarët myslimanë të Tiranës falën namazin e Fitër Bajramit në sheshin “Skënderbej“
Next post Armend Mehaj: Serbët për qëllimet e veta i vrasin edhe fëmijët e tyre dhe i fajësojnë shqiptarët