Basha, SHBA dhe VETTING-u në Partinë Demokratike
Nga Skënde Sadri KAPITI
Deputetëve të Partisë Demokratike, atyre jo vetëm që janë në Foltore dhe të përjashtuar nga PD pas sulmit mbi Selinë e Partisë Demoktratike me 8 Janar 2022, por edhe deputetëve të pa personalitet e pa shtyllë kurrizore që ndryshojnë trajta, ngjyra, forma dhe qendrime brënda 24 orëve, edhe këtyre u ka hyrë paniku, pasi duke qenë të tillë ata nuk mundet që të jenë në të ardhmen deputetë të PD-së. Këta tipa të padinjitet bëjnë lloj-lloj akrobacish politike tipike prej mistreci politik për të mbijetuar në politikë.
Këtyre nuk u interesiojnë as zgjedhje të parakohshme sepse duan që të jenë edhe nja dy vjet deputetë.
Shkaku kryesor që Partia Demokratike po i nënshtrohet Vetting-ut janë ato se: Partinë Demokratike e ka sunduar apo më sakt e ka pasur pronë të tij autokrati Sali Berisha dhe fryma servile, puthadore, korruptive, survejimi dhe përjashtimi prej saj nga ishlideri të individëve patriotë, guximtarë, vizionarë, nacionalistë dhe të djathtët e vërtetë. Partia Demokratike, ku shëmbulli se ajo ka funksionuar e tillë e tregoi grupi i rithemelimi apo Foltorja, ku në të janë grumbnulluar dhe e mbështesin të gjithë ata që kanë qenë grupi uzurpator dhe i interesit të cilët vetëm sa e kanë shfrytëzuar për interesa personale PD-në , ku sic është parë më së qarti se po këta dhe ky grup mbështesin edhe të shpallurit “non grata”, mbështesin antidemokracinë, antiamerikanizmin dhe korrupsionin.
Lulzim Basha ka meritën e madhe për atë që unë e kam quajtur me të drejtë si Reformatori jo vetëm i Partisë Demokratike por si Reformator për të gjithë politikën shqiptare, pasi misioni i tij ka si vizion ndëshkimin dhe dëbimin në pension politik të të gjithë politikës e politikanëve të vjetër që po e mbajnë peng prej 30 vitesh Partinë Demokratike dhe Shqipërinë, që po e mbajnë në Tranzicion.
Basha ka meritën sepse ai hapi dyert e PD-së, e hapi Partinë Demokratike dhe si rezultat i kësaj filluan dhe po zhvillohen lirshëm dinjiteti, personaliteti, aftësia, liria dhe demokracia e brëndshme e PD-së, pavarësisht se në dukje politika e vjetër dhe mediat mercenare që i shërbejnë Trekëndëshit të Bermudës mundohen ta paraqesin PD-në të përcarë, dhe pavarësisht se këto media propagandojnë sikur Kryetari i Foltores dhe foltoristët besnikë të Berishës , gjoja sikur ky është Kryetari i PD-së.; në të vërtetë Reformat që ka bërë Basha po e reformojnë dhe po e shëndoshin dhe forcojnë politikisht Partinë Demokratike.
Në vazhdën e këtij Vettting-u të PD-së është edhe përjashtimi nga Kryetari në detyrë i PD-së , Z Alibeaj, përjashtimi nga Grupi Parlamentar i saj të 4 deputevë të cilët nuk u ndanë dhe nuk u distancuan nga grushti i dhunshëm dhe banditesk i “shtetit”, nga sulmi me 8 Janar 2022 mbi Selinë e Partisë Demokratike, pavarësisht se u ishte dhënë kohë një vit për reflektim.
Kjo masë që mori me të drejtë z. Alibeaj ka rëndësinë e vet të madhe në vazhdën e Vetting-ut politik të PD-së si dhe prag të zgjedhjeve vendore të 14 Majit 2022, pasi nuk është aspak e moralshme që në PD , në grupin e saj parlamentar të ishin edhe këta 4 individë pjesmarrës dhe mbështetës të dhunës kundër Selisë së Partisë Demokratike.
Pra, kjo është një masë e cila është në vazhdën e politikës së elitës së re politike të PD-së për dekomunistifikimin dhe pastrimin e politikës; të ndarjes së Partisë Demokratike nga individë me të shkuarë komuniste dhe ishspiunë të shtetit, si dhe pë pastrimit të PD-së nga individë VIP-a të saj me rekorde krimi, korrupsioni, hajnije dhe nga ata të shpallur e të sanksionuar persona “non grata” nga SHBA.
Opinioni tashmë po qartesohet përditë se ishin ky grup foltoristësh që nuk e mbështetën fitoren e Partisë Demokratike me 25 PRILL 2021 por e sabotonin Bashën sepse nuk e dëshironin atë kryeministër ashtu sikurse hapur kundër PD-së dhe Bashës dolën dhe formuan paterica politike proRama e antiBasha Patozi, Topalli e Hajdari.
Kundër PD-së dhe Bashës u bënë bashkë edhe me 6 Mars 2022 në zgjedhjet vendore të 6 Majit 2022 llumi i politikës së vjetër me qëllim asgjësimin politik të Bashës dhe të elitës së re politike të PD-së.
Të njëjtën gjë po bëjnë edhe sot e vjetra politike e “Trekëndëshit të Bermudës” kundër aspiratave të lirisë, demokracisë, shtetit ligjor dhe integrimit të shqiptarëve dhe kundër aleatit jetik e strategjik të Shqipërisë, kundër SHBA-ve.
Basha, Alibeaj dhe elita e re politike e PD-së do të triumfojnë sepse ata janë në anën e duhur që kërkon koha, realiteti dhe perspektiva zhvillimore; sepse ata kanë edhe mbështetjen e SHBA-ve
Average Rating