Bayern-Barcelona 2-0, Liverpool mezi mund Ajaxin

Read Time:1 Minute, 36 Second

Bayern Munich i ka dhënë leksion Barcelonës, duke e mposhtur me rezultat 2-0, në kuadër të xhiros së dytë në Grupin C në Ligën e Kampionëve.

‘Bavarezët’ dhe ‘Blaugranat’ u përballen në ‘Alianz Arena-n’ e stërmbushur dhe në një atmosferë të zjarrtë.

Ish-ylli i ‘Bavarezëve’ Robert Lewandwoski, zbriti për herë të parë në ‘tapetin’ e nxehtë të këtij stadiumi kundër ish-skuadrës së tij, Bayern Munich.

Barcelonës nuk i ndihmojë as sulmuesi polak, duke u mposhtur nga kampionët në fuqi të Gjermanisë.

Pjesa e parë u mbyll pak gola, edhe pse rastet nuk munguan. Në fraksionin e dytë, gjigantët gjermane brenda katër minutave dy herë e dërguan topin në rrjetën kundërshtare. Fillimisht Hernandez (50’), zhbllokojë lojën duke kaluar Bayernin në epërsi prej 1-0, dhe vetëm pas katër minutave, Sane dyfishoi avantazhin e skuadrës gjermane në 2-0.

Pas kësaj fitore, Bayern Munich kryeson Grupin  C me gjashtë pikë të tubuara, i ndjekur nga Barça dhe Inter më nga tri pikë, derisa Viktoria Plzen ende nuk ka asnjë pikë.

Liverpool-Ajax ishte një tjetër ndeshje e madhe e natës së sontme. ‘The Reds’ mezi ia dolën që mposhtin skuadrën holandeze me rezultat 2-1.

Salah (17’) dhe Matip (87’), më nga një gol u përkujdesën për fitoren e skuadrës së Jurgen Klopp, kurse, Kudus (27’), realizoi golin e vetëm skuadrën mike.

Pas këtij barazimi, Liverpool ngjitët në vendin e dytë me tri pikë të tubuara në Grupin A, aq sa kanë edhe Napoli dhe Ajax.

Fitore të rëndësishme ka shënuar Bayer Levekusen që para tifozëve të saj mundi Atletico Madridin me rezultat 2-0. Andrich (84’) dhe Diaby (87’), shënuan për skuadrën gjermane.

Ndërkaq, befasinë e kësaj nate e ka bërë Clube Brugge që në udhëtim mundi Porton, me rezultat 0-4.

Fitore në udhëtim ka shënuar edhe Eintracht që mundi Marseillen minimalisht prej 0-1.

 Të gjitha rezultatet e natës së sontme në Champions:

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Vjosa Osmani në Bërdo-Brijuni: Këtë vit presim vendim pozitiv për vizat
Next post Aleksandër Vuçiq: Zgjidhja me Kosovën nuk mund të mbështetet në mite