Blinken-Kurti bisedë telefonike, flasin për dialogun Kosovë- Serbi
Një bisedë telefonike pati sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Për zhvillimin e kësaj bisede, kryeministri Kurti ka njoftuar në llogarinë e tij në Twitter.
Kurti ka shkruar se Blinken e ka njoftuar lidhur me progresin në Kosovë.
“Pata një bisedë shumë të mirë telefonike me Sekretarin Blinken”, shkroi Kurti.
“E informova atë lidhur me progresin e vazhdueshëm në Kosovë”.
Kurti shkroi se me Sekretarin Blinken ka folur për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë si dhe nevojën për dinamizimin e procesit të dialogut drejt një marrëveshje ligjërisht të obligueshme me njohjen reciproke në qendër.
Biseda pason konfirmimin nga kryeministri Kurti për një plan të paraqitur nga këshilltarët franko-gjerman, bashkë me emisarin e BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak.
Megjithatë, ai këtë propozim e quajti ende jo përfundimtar.
Biseda telefonike ndaras e Blinkenit me Kurtin e Vuçiqin, sipas njoftimeve, janë realizuar në të njëjtën ditë.
Më shumë storie
Sot është shënuar përvjetori i sulmit të dytë të forcave serbe kundër familjes Jashari
Sot është shënuar përvjetori i sulmit të dytë të forcave serbe kundër familjes Jashari, i cili kishte ndodhur më 22...
Nga takimi Kosovë–Serbi funksionalizohet Komisioni i përbashkët për Personat e Pagjetur
Sot u mbajt takimi i përbashkët mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e emisarit evropian për dialog. Ketij...
Ambasada amerikane përkujton viktimat e masakrës së Reçakut
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka bërë të ditur se, sot, ushtruesi i detyrës së zëvendësshefit...
Komandanti i FSK-së vizitoi bazën e aviacionit të Ajovës në SHBA
Në kuadër të vizitës zyrtare në shtetin e Ajovës, Bashkim Jashari, komandanti i FSK-së, vizitoi bazën e aviacionit të Gardës...
Daniel Server: `Bota serbe` është një version i modernizuar i `Serbisë së Madhe`
Profesori amerikan dhe eksperti për Ballkanin, Daniel Server, ka thënë se `bota serbe` është një version i modernizuar i `Serbisë...
Albin Kurti: Formimi i qeverisë së re menjëherë pas certifikimit të rezultateve
Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se formimi i qeverisë së re do të...

Average Rating