Borrell e Lajçak: Autorët e sulmit duhet të përballen me drejtësinë
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka thënë se e dënon ashpër sulmin e shëmtuar nga një bandë e armatosur kundër policëve të Kosovës në Banjskë në veri të Kosovës. Borrelli ka thënë se autorët e sulmit duhet të përballen me drejtësinë.
“Dënoj në termat më të ashpër të mundshëm sulmin e shëmtuar nga një bandë e armatosur kundër policëve të Kosovës në Banjska/Banjskë në veri të Kosovës, i cili la të vdekur një polic dhe dy të plagosur. Të gjitha faktet rreth sulmit duhet të vërtetohen. Autorët përgjegjës duhet të përballen me drejtësinë”, ka thënë ai.
Borell ka thënë se Bashkimi Evropian u bën thirrje të gjithë akterëve të punojnë për ta depërshkallëzuar situatën në veri të Kosovës.
Edhe emisari i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak e ka dënuar fuqishëm sulmin e tmerrshëm kundër policisë së Kosovës.
“Dhuna e çdo forme është absolutisht e papranueshme. Zemra ime është për viktimat, familjet dhe kolegët e tyre. Autorët duhet të dalin para drejtësisë. Palët duhet t’i kthehen dialogut menjëherë”, ka shkruar Lajçak.
Më shumë storie
Komisioni Evropian konfirmon heqjen e të gjitha masave ndaj Kosovës
Komisioni Evropian ka konfirmuar se janë hequr të gjitha masat financiare ndaj Kosovës. Kjo u bë e ditur gjatë debatit...
Mark Rutte: KFOR vazhdon të luajë rol të rëndësishëm për sigurinë në Kosovë
Sekretari i përgjithshëm i NATO, Mark Rutte, u prit në Shkup me nderime të larta shtetërore nga presidentja e Maqedonia...
Ka ndërruar jetë Agron Azemi nga Rahovica e Preshevës, president i Klubit motoristik “Plisat” në Zvicër
MK Veteranet e UÇK-së: Ne emër të MK Veteranet e UÇK-së , shprehim ngushëllimet më të sinqerta, pas ikjes nga...
Bordi i Paqes, Trump: Kosova e Shqipëria do të kontribuojnë me trupa paqeruajtëse
Presidenti amerikan Donald Trump gjatë fjalimit të tij në takimin inaugurues të Bordit të Paqes në Washington DC ka thënë...
Hagë: Ish-krerët e UÇK-së deklarojnë pafajësinë: Fajtor ishte regjimi serb
Në fjalët e tyre përfundimtare para Dhomave të Specializuara në Hagë, katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri...
Fjalimi historik kur Bill Clinton dha urdhërin për bombardimin e Serbisë
PA SHBA-TË, NATO-N DHE DHE UCK-NË KOSOVA SOT NUK DO ISHTE SHTET (kujtesë me rastin e 17 Shkurtit ,Ditës së...

Average Rating