Carl Bildt: Nuk pres përshkallëzim të situatës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë
Ish-kryeministri i Suedisë, Carl Bildt nuk pret që tensionimi i situatës aktuale në veri të vendit do të përshkallëzohet në ndonjë konflikt ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Jo domosdoshmërisht. Është një vazhdimësi e vështirësive që kanë qenë aty. Zbatimi i një marrëveshjeje ngec që disa vite, si për targa ashtu edhe për një Asociacion të komunave serbe të Kosovës”, ka theksuar Bildt, në një intervistë të shkurtër për mediumin me seli në Nju Jork “GZERO”.
Ai ka thënë se kjo përkon me përpjekjet e BE-së dhe SHBA-së për të pasur një zgjidhje më të qëndrueshme të problemit.
“Nuk pres një përparim të menjëhershëm. Por, nuk pres as ndonjë përshkallëzim të menjëhershëm. Përndryshe, i tillë është Ballkani”, ka shtuar politikani suedez.
Ai ka folur edhe për luftën në Ukrainë dhe humbjen e betejës së Putinit në qytetin Kherson.
Më shumë storie
SHBA: Rezolutë në Kongresin amerikan për mbështetjen e Kosovës drejt NATO-s
Kongresmeni Keith Self, së bashku me kongresmenët Ritchie Torres dhe Mike Lawler, kanë paraqitur në Dhomën e Përfaqësuesve një rezolutë...
Domosdoshmëria historike e rikthimit të toponimit “Dardani”
Eshref Ymeri Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, në mjetet e informimit masiv kanë qarkulluar mendime...
Ndërron jetë miku i Kosovës, ish-kongresisti amerikan Eliot Engell
Ka ndërruar jetë ish-kongresisti amerikan dhe miku i Kosovës, Eliot Engel. Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e...
Shqipëria mundet nga Polonia me rezultat 2:1
Kombëtarja e Shqipëria ka pësuar humbje ndaj Polonia dhe kështu e mbyll ëndrrën për një vend në Kampionatin Botëror 2026....
Odiseja e gjuhës poshtëruese të Agim Vincës
Eshref Ymeri Më 06 mars, në njërin nga portalet dardane, ishte botuar artikulli “Vinca: kryqëzata e kalorësit kallp”.Edhe në këtë...
Komisioni Evropian konfirmon heqjen e të gjitha masave ndaj Kosovës
Komisioni Evropian ka konfirmuar se janë hequr të gjitha masat financiare ndaj Kosovës. Kjo u bë e ditur gjatë debatit...

Average Rating