Çfarë ‘vertetoi’ ministrja serbe e Vuçiçit  me deklaratën e saj?

Read Time:10 Minute, 36 Second

Nga Skënder Sadri KAPITI

Serbia dhe serbofilët e Islamofobët shqipfolës në një linjë antishqiptarizmi.

Ministrja serbe i “sqaroi” mirë europianët por edhe shumë politikanë, intelektualë  e mediatikë  serbofilë dhe islamofobë shqipfolës të Shqipërisë e Kosovës  se Serbianuk ka ndryshuar asgjë në qëndrimet dhe veprimet e saj djallëzore, shoviniste dhe genocidiste  kundër shqiptarëve.Ajo vertetoi patologjinë, devizën dhe urrejtjen shumë shekullore kolektive  serbe kundër shqiptarëve.Ajo se çfarë deklaroi ajo nuk habit  sepse si ajo janë shprehur të gjithë politkanët, kryeministrat e  presdentët e Serbisë.

Dihet  historikisht se e gjithë fuqia , energjia dhe potencialet shtetërore, qeveritare,politike, financiare, diplomatike, ushtarake, fetare, akademike, mediatike e propagandistike Serbia i ka përdorur dhe i përdor akoma  kundër shqiptarëve, për pastrimin etnik të trojeve shqiptareqë kanë mbetur akoma nën Serbi, i përdor për shantazh dhe për destabilizimin e Kosovës, i përdor për bllokimin e njohjeve ndërkombëtare të Kosovës, i përdor dhe lobon fort për cnjohje të Pavarësisë së Kosovës  nga shtete të cilat  e kanë njohur shtetin e Kosovës, i përdor për coptimin e Kosovës..

Pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës,në Kosovë filluan të shpërthejnë islamofobët shqipfolës kundër Turqisë, qëllimi i të cilëve ishte dhe vazhdon të jetë pëçarja mes shqiptareve, zbehja dhe harresa e gjenocidit shekullor sllavo-serb mbi shqiptarët a thua se Kosova e fitoi pavarësinë nga Turqia dhe jo nga Serbia.

Pra deklarata shoviniste  dhe kriminale e ministres serbe vertetoi se urrejtja serbe për shqiptarët është sëmundja patologjike e pashërueshme e serbëve, dhe se deviza antishqiptare serbe, e politikës, qeverisë, diplomacisë, akademisë dhe sidomos e kishës dhe propagandës serbe është antishqiptarizmi.

Këtë gjë e thotë mjaft mirë në Librin e tij “Historia e Skënderbeut”  Prof. Abas ERMENJI ku ai ndër të tjera shkruan se fatkeqësia dhe tragjedia më e madhe shqiptarëve u është shkaktuar që kur sllavët u dyndën dhe kur pushtuan Ilirikun.

Deklarimi i ministres serbe kundër shqiptarëve nuk është pë t’u cuditur  sepse ajo është në vazhdën  politikës shumëshekullore serbe, sic e thotë mjaft mirë Profesor Eshref Ymeri te shkrimi i tij botuar te “Fjala e lirë” me titull:’Kërmat politike serbe lindin për faj të shqiptarëve” ku po citojmë ndër të tjera seçfarë Profesori thotë::

“Deklarata e ministres serbe të administratës publike  dhe vetëqeverisjes lokale, Snezhana Paunoviç, e cila ka shprehur keqardhjen e saj të thellë që nuk qe në vend të Millosheviçit për ta spastruar etnikisht Kosovën, nuk ka asgjë për t’u habitur. Një deklaratë e tillë është në vazhdën e deklaratave të Ivo Andriçit (1892-1970) dhe të Vaso Çubrillovit (1897-1990) të vitit 1937 për shpopullimin tërësor të trojeve etnike shiptare, në përputhje me naçertanien (direktivën, udhëzimin, urdhëresën) e kryeministrit dhe ministrit të jashtëm serb Ilia Garashanin (1812-1874) dhe të Megaliidesë së kryeministrit grek Jani Koleti (1773-1847) të vitit 1844’.

Deklarata e ministres së Qeverisë së Serbisë, se po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit do ta kishte përfunduar spastrimin etnik të Kosovës, është një nga deklaratat më të rënda,shumë e rëndë por që  “rizgjoi” Europën por edhe politikën e Tiranës dhe sidomos kryeministrin Edi Rama dhe Partinë socialiste  paskomunisto-sllavo-enveriste  se Serbia është po ajo armike e madhe e shqiptarëve që ka qenë gjatë shumë e shumë shekujve, por kjo deklaratë kriminale dhe genocidiste e ministres diskreditoi edhe kryeministrin e Shqipërisë, ‘vëllanë’e Vuçiçit dhe të asaj tradhëtie kundër Kosovës  pasi qeveria dhe kryeministri socialist as nuk kanë miratuar rezolutë për ndëshkimin dhe dënimin e genocidit serb, dhe as nuk i kanë kërkuar Serbisë që ajo të kërkojë falje për krimet dhe gjenocidin serb mbi shqiptarët e Kosovës.

Ministrja  serbe  ka thene se: “serbet kane pritur 500 vite derisa te largoheshin Osmanet per te luftuar me Shqiptaret. Gjate Perandorise Osmane, Shqiptaret ishin te mbrojtur nga Turqit sepse ishin pjese e Perandorise”.

Pra Ministrja serbe  thotëatëtë cilën e thotë historia, atë të cilën e thonë Profesor Eshref Ymeri, Abas Ërmenji,  Gjergj Fishta, studiuesi dhe albanalogu i madh  Robert Elsie, Edit Durham , Fan Noli etj. prej të cilëve po citojmë:

Robert Elsie ishte anëtar i Shoqatës së Europës Juglindore (Südosteuropa-Gesellschaft), anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve në Kosovë, por edhe anëtar nderi i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës.

Albanalogu  i madh Robert Elsie:

Robert Elsieshkruan: 

“Gjatë Mesjetës, në qytetet e bregdetit shqiptar nuk ka pasur bashkësi shqiptare për t’u përmendur. Durrësi banohej nga venedikas, grekë, çifutë dhe sllavë; Shkodra nga venedikas dhe sllavë, kurse Vlora nga grekë bizantinë. Emrat e lumenjve në këtë vend, një tregues ky kurdoherë i mirë i strukturës së ngulimeve, janë në një masë befasuese. Kisha kristiane, mbrojtësja e qytetërimit mesjetar në Ballkan ashtu si gjetiu, ishte ajo që sillte kulturën e huaj, qoftë latine, greke apo sllave. Vlerësohet se një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve ishin asimiluar tashmë në prag të pushtimit turk. Ashtu si indianët e Amerikës së Veriut pas kolonizimit evropian, shqiptarët kishin mbetur mjaft anash në vendin e vet. (robet+elsie+historia+e+letesise+shqipe&aqs=chrome).

Jean-Claude Faveyrial:

 “Përsa i përket pushtimit të Shqipërisë nga Otomanët, edhe pse duket i dënueshëm për gjatë kohëve në këndvështrimin e patriotizmit shqiptar, ne do të shohim shumë shpejt se pa atë, raca shqiptare do të zhbëhej nën trysninë e dyndjeve të racës sllave.

Na duket se raca shqiptare i detyrohet pushtimit turk për mbijetesën e saj.” – citat nga vepra “Historia e Shqipërisë”, veprës së parë historiografike mbi Shqipërinë, të autorit priftit katolik francez, Jean-Claude Faveyrial.

Edit Durham, mikja e përjetshme e shqiptarëve tregon se “islamizimi i ka mbrojtur shqiptarёt prej dyndjeve sllave, se banori i fisit u shkel nga tё pafetё e urryer, sllavët, (po aty, f. 361, nga E. Y.).

Po Edit Durham, ka shkruar edhe këtë: “Tani që serbët erdhën në Ohër dhe grekët në Korçë fillova ta ndjeja veten fajtore pse dikur kisha uruar që turku të largohej nga Europa. Sa ishte turku aty shpresat nuk ishin shuar. Ndërsa këta pushtues “të krishterë” ishin njëqind herë më të këqinj” ( “Brenga e Ballkanit)”

Letra e Fan Nolit drejtuar sinodit rus në SHBA:

“Mjafton të hapësh një hartë të Gadishullit Ballkanik për të parë se territori shqiptar është fushëbeteja e ushtrive greke, malazeze dhe serbe. Është e qartë për çdo studiues të politikës ballkanike se, nëse turqit humbasin, Shqipëria do të ndahet midis shteteve ndërluftuese ballkanike dhe do të marrë fund përgjithmonë. Ndër shqiptarët e të gjitha besimeve dhe partive politike mbizotëron ideja se kjo luftë nuk është gjë tjetër veçse një përpjekje për të dërrmuar kombin shqiptar përpara se ai të jetë në gjendje të kundërshtojë agresionet kundër të drejtave të tij. Ky besim forcohet nga fakti se shtetet ballkanike i kanë shpallur luftë Turqisë pikërisht tani kur qeveria osmane, duke dashur t’i jepte fund një rebelimi të gjatë dhe të përgjakshëm, kishte njohur zyrtarisht kombësinë shqiptare dhe na dha të drejtën dhe lirinë për të rihapur shkollat kombëtare.Me agresionin e tyre të beftë kundër Turqisë, aleatët ballkanikë ia kanë dalë të pengojnë shqiptarët të gëzojnë të drejta natyrore që nuk cenonin të drejtat e askujt tjetër dhe nuk mund t’i bënin askujt dëm.Këto janë arsyet kombëtare të qëndrimit tonë. Ka edhe arsye të tjera të një karakteri tjetër.

Një arsye që i bën shqiptarët të hedhin fatin e tyre me turqit në këto rrethana, është ky fakt : së pari, se shtetet aleate ballkanike i kanë bërë edhe në të kaluarën popullit shqiptar më shumë dëm se Turqia; dhe së dyti, se shqiptarët janë të bindur se do të merrnin një trajtim më të pamëshirshëm nga pushtuesit e krishterë se sa kanë marrë ndonjëherë nga duart e turqve.”. https://alb-spirit.com/2024/05/25/letra-e-fan-nolit-dhe-naum-ceres-drejtuar-sinodit-rus-ne-shba/

Shkrimtari austriak, Leo Freundlich (1875-1953) ne librin e tij e titulloi: “Albanienes Golgotha” (Golgota shqiptare), të botuar në vitin 1913 në Vjenë.

“Me qindra e mijëra kufoma të masakruara notonin në rrjedhat e lumenjve. Ata që mundin t’i shpëtonin sëmundjeve, urisë, plumbave të pushkëve të këmbësorisë dhe gjyleve të artilerisë serbe, grumbulloheshin në vende të caktuara dhe u jepej nga një plumb kokës. Më zi e pësonin ato që fshiheshin në shtëpitë e tyre. Pas kontrolleve të imta që bëheshin për plaçkitje dhe florinj, gjendeshin lehtë dhe thereshin si berrat. Torturat më të mëdha i pësonin gratë shqiptare, të cilat përdhunoheshin, lidheshin më pas, bëheshin kapicë, mbuloheshin me kashtë dhe digjeshin të gjalla. Në rast se ata ishin shtatzëna, ju çahej barku me bajonetë dhe pasi u nxirrej fëmija nga barku e vendosnin në majë të bajonetës apo të hunjve. Pas masakrimit serbët pinin verë, këndonin dhe hidhnin valle. Kishte raste që ata gjatë therjes mbildhnin gjakun në kupa dhe e hapnin gostinë me të”. – kështu i përshkruante maskrat mizore serbe ndaj shqiptarëve, Leo Freundlich në librin: Albanienes Golgotha, Ëien, 1913 (“Golgota shqiptare, Vjenë 1913”) të kryera nga mesi i tetorit 1912, kur filloj lufta e parë ballkanike, deri në mars 1913.https://pashtriku.org/sheradin-berisha-golgota-shqiptare-1912-1913-ne-kronikat-e-shtypit-te-huaj/

Studiuesi dhe publicisti Fahri  DAHRI:

“Sipas të dhënave statistikore, të pjesshme që jepen nga Greqia, popullsia e zonës së Çamërisë në vitin 2005, ka arritur në 184.091 frymë, nga këta çamë myslimanë nuk ka asnjë frymë. U arrit spastrimi nga çamët myslimanë si dhe asimilimi i çamëve ortodoksë. Çamët ortodoksë nuk u persekutuan, nuk u vranë, nuk u therën, nuk u shpërngulën, sepse sipas teorisë greke ata ishin ortodoksë dhe çdo ortodoks është grek”.

https://ëëë.fjalaelire.com/post/fahri-dahri-si-u-fshin%C3%AB-shqiptar%C3%ABt-e-%C3%A7am%C3%ABris%C3%AB-n%C3%AB-vite

 Shqiptarët para se osmanët  të vinin e t’a pushtonin Ballkanin , shqiptarët ishin në prag të asimilimit sllav; osmanët  dëmin më të madh ua kanë bërë serbëve, bullgarëve dhe bizantinëve që i pushtuan perandoritë e tyre , nën sundimin e të cilave ishin trojet shqiptare dhe shqiptarët.

Serbët vecanërisht, ishin pushtuesit më barbarë, më kriminal, më gjenocidistë se të tjerët , pasi që atëhere , pra që para shek.të 15 ,para se të vinin osmanët  dhe të pushtonin Ballkanin , serbët plaçkisnin , u grabisnin trojet shqiptarëve, i digjnin , vrisnin ,i torturonin dhe i dëbonin shqiptarët nga trojet e tyre, ata ua ndërronin dhe i sllavizonin shqiptarëve emrat si dhe emërtesat e vëndeve, kodrave, fushave, maleve e lumenjve si dhe i ripagëzonin shqiptarët duke i  konvertuar me dhunë në ortodoksë sllavoserbë sepse serbet që atëhere synonin dhe donin të asimilonin dhe të zhduknin shqiptarët nga Ballkani dhe të sllavizonin Ilirikun.

Pikërisht këtë politikë, strategji dhe qëllim  serbët nuk e harruan , por e ringjallën dhe e përsëritën akoma më egërsisht gjatë rënies dhe pas rënies së Perandorisë osmane, dhe që serbët, por edhe sllavët e tjerë  si dhe grekët e realizuan gjatë dy Luftrave ballkanike dhe me mbështejen e Rusisë, Britanisë e Francës me coptimin e trojeve shqiptare  në Koferencën e Londrës të vitit 1913.

Serbia po të njëjtën politikë shoviniste dhe gjenocidiste kundër shqiptarëve e zbatoi edhe për 100 vite pandërprerë në Kosovë dhe në trojet e shqiptarëve në ishJugosllavi , si krajlët ashtu edhe nga komunistët sllavë,dhe që kulmoi me gjenocidin dhe pastrimin etnik të Kosovës në vitin 1998-99, dhe ministrja aktuale e Presidentit serb të Millosheviqit “kritikon” Millosheviqin , duke deklaruar se po të kishte qenë ajo në vënd të tij  do t’a kishte përfunduar pastrimin etnik të Kosovës.

Këto  tragjedi e padrejtësi kundër shqiptarëve të cilat u përgatiten dhe u hartuan në kancelaritë e Europës i dinë  mirë SHBA-të, dhe prandaj SHBA-të kanë mbështetur gjithmonë Shqipërinë dhe shqiptarët, shtetin shqiptar , dhe ato janë edhe faktori kryesor ndërkombëtar që ia imponuan Europës dhe NATO-s që të ndëhyjnë për t’i shpëtuar shqiptarët e Ksovës nga pastrimi etnik dhe gjenocidi serb në vitet 1998-99, dhe  që sot kemi edhe shtetin e dytë shqiptar të Kosovës, dhe që po kjo ministrja serbe e verbuar nga shovinizmi e urrejtja kundër shqiptarëve ëndërron se kur të largohet NATO Serbia do të kthehet përsëri në Kosovë.

Është fat i madh për  shqiptarët sot që kanë SHBA-të si aleat të  madh strategjik, politik, ushtarak dhe diplomatik,por edhe fakti që shqiptarët kanë në krah dhe nëmbështetje aleatët rajonal Shtetin turk dhe Kroacinë sepse  sa për europianët e tjerë  britanikë, francëzë, spanjollë, italianë, grekë, hollandezë, nordike e sllavë antarë të BE-së  dhe të disa tradhëtarëve shqipfolës, sot në Kosovë ndoshta do kishim një minishtet serb, atë të Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post NJE KOMB -NJË HISTORi!
Next post <strong>Pa TV  NEWS 24, Protestat e Lëvizjes  për ‘Triumfin e Kombit’ do ishin në terr informativ</strong>