Christopher Hill: Dikur serbët “do të zgjohen” e do të shohin se Kosova është e shqiptarëve
“Në këtë apo në shekullin tjetër serbët do të zgjohen e do ta shohin se shqiptarët e kanë marrë Kosovën për vete”, ka thënë ambassadori amerikan në Beograd, Christopher Hill në Tv Happy, raportoi televizioni publik i Vojvodinës.
Duhet të arrihet normalizim i marrëdhënie në ndërkohë, tha Christipher Hill, dhe shtoi se duhet vazhduar me gjërat “që kanë rëndësi për njerëzit mesatarë”.
Shtetet Perëndimore i kërkojnë Beogradit dhe Prishtinës t’i përmbahen procesit të bisedimeve dhe të provojnë të ulin tensionet, vazhdoi ambasadori, ngase duhet krijohet hapësirë që ata të bisedojmë mes vete për të arritur te normalizimi i marrëdhënieve.
Pyetur nëse Kosova mund të krahasohet me territoret e aneksuara të Ukrainas nga Rusia, Hill tha se nuk ka ngjashmëri sepse Ukraina është në pozicion ndryshe.
“Fqinji i Ukrainës, Rusia, po e sulmon Ukrainën dhe në ndërkohë po ia anekson territoret. Ne s’kemi parë këso gjërash në fillim të shekullit 20’të”, tha ai dhe vlerësoi se situata është krejt tjetër me atë çfarë ndodhi në Kosovë para 23 viteve.
Më shumë storie
SHBA kodifikon qëndrimet pro Kosovës në ligjin e mbrojtjes
Kosova përfshihet në qëndrime të rëndësishme në draft-ligjin e autorizimeve të mbrojtjes kombëtare të Shteteve të Bashkuara për vitin e...
“Botërori 2026″, Kosova mëson kundërshtarët nëse kualifikohet
Në Uashington është tërhequr shorti për Kampionatin Botëror “FIFA world Cup 2026”, short i cili u transmetua drejtpërdrejt në Radiotelevizionin...
Perandoria sovjetike e haremeve shtetërore
Në youtube-kanalin “Архивы СССР” (Arkivat e BRSS) ka pasë qenë botuar informacioni me titull: ”Haremet e NKVD: ja se si...
Wesley Clark: Gabimet e tjerëve nuk duhet t’i atribuohen Hashim Thaçit
Ish-komandanti suprem i Forcave Aleate për Evropën, Wesley Clark, është ulur këtë të hënë në karrigen e dëshmitarit të mbrojtjes...
Protestë në Strasburg më 16 nëntor kundër procesit në Hagë
"Këshilli Koordinues i Shoqatave të dala nga Lëvizja dhe Lufta Çlirimtare e Popullit Shqiptar" ka njoftuar se më 16 nëntor...
Grand Prix 2025: Distria Krasniqi fiton medaljen e artë
Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prix Zagreb 2025 në kategorinë deri 52 kilogramë. Xhudistja kosovare ka dominuar të...

Average Rating