Vjosa Osmani deklarohet për herë të parë për planin franko-gjerman

Read Time:1 Minute, 25 Second

Për herë të parë, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, është deklaruar sot lidhur me propozimin franko-gjerman, për arritjen e marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës e Serbisë.

“Çdo iniciativë e partnerëve tanë është serioze”, tha presidentja Osmani, në një deklarim të shkurtër për RTK-në.

“Iniciativa  është që të intensifikohet procesi i dialogut”, u shpreh ajo, raporton RTKlive.

“Dhe natyrisht që si Franca ashtu edhe Gjermania kanë qenë historikisht partnerë, aleatë dhe mbështetës të Republikës së Kosovës”.

Për ekzistimin e një plani të tillë, ndonëse ende nuk është bërë publik zyrtarisht se çfarë përmban ai, ka folur një ditë më parë edhe kryeministri Albin Kurti.

Ai gjatë vizitës në Gjilan, deklaroi se plani aktualisht nuk është i definuar.

Këtë plan ai e cilësoi si “të lëngshëm”.

“Pra, derisa është i lëngshëm nëse mund ta them dhe nuk është i ngurtësuar, nuk mund të themi asgjë”, tha Kurti.

“Në momentin që do të dihet me saktësi, atëherë edhe mund të diskutohet”.

Aktualisht, janë shtuar përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje mes dy vendeve, që do të ishte ligjërisht e obligueshme dhe do të zgjidhte problemet dypalëshe.

Lufta në Ukrainë dhe tensionet në vendet e ndryshme të Ballkanit nga ndikimi i Rusisë, me Serbinë si aleate të saj në këtë rajon, zhvillimeve politike u ka dhënë një dinamikë të re.

Ekzistencën e një plani të tillë të propozuar nga këshilltari francez e gjerman që punojnë me emisarin e BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, e ka konfirmuar ditë më parë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ai ka thënë se nuk presioni ndaj Serbisë është shtuar shumë dhe se një plan të tillë ai nuk është në pozitën që ta hedhë nga dritarja.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Christopher Hill: Dikur serbët “do të zgjohen” e do të shohin se Kosova është e shqiptarëve
Next post Blinken-Vuçiq bisedë telefonike, Serbisë i kërkohet marrëveshje me Kosovën