Christopher Hill: Shkëmbimi i territoreve nuk është në agjendën e SHBA-ve

Read Time:1 Minute, 54 Second

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, në lidhje me idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë tha se kjo çështje nuk është në agjendën e SHBA-ve.

“Unë nuk besoj dhe e di me siguri që shkëmbimi i territoreve nuk është në agjendën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. E di se kjo ka qenë një temë e shekujve të kaluar, jo vetëm në Evropë, por edhe në vendet e tjera. Por, shkëmbimet e territoreve mund te jenë fatale”, theksoi ai.

Diplomati amerikan nënvizoi se askush në Uashington, në Bruksel dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, përveç pak njerëzve që mund të besojnë se shkëmbimi i territoreve do të bëhej në mënyrë paqësore.

“Ajo për të cilën duhet të brengosemi është se ky rajon i Serbisë [Lugina e Preshevës], dhe rajonet e tjera në Kosovë [pjesa veriore e Kosovës]… ne besojnë që njerëzit mund të lëvizin lirshëm dhe të mos bllokohen vetëm në një vend të caktuar”, shtoi ambasadori Hill

Ai ndër të tjera paralajmëroi se do të angazhohet që t’i sjellë investitorët amerikan në Luginën e Preshevës, ndonëse potencoi se bizneset dhe kompanitë amerikane nuk e dëgjojnë fort qeverinë.

“Asgjë s’do të më kënaqte më shumë se të shihja investitorë amerikanë në këtë pjesë të Serbisë. Kjo pjesë e Serbisë ka nevojë për investime, njerëzit këtu janë shumë punëtorë dhe unë do të doja të shihja investime. Problemet politike e kanë ngadalësuar zhvillimin ekonomik”, tha ai.

Në këtë intervistë, veterani i diplomacisë amerikane komentoi edhe nismën rajonale “Ballkani i Hapur”, duke shpresuar që sa më shumë shtete të Ballkanit Perëndimor t’i bashkohen kësaj nisme e cila erdhi si rezultat i plogështisë së Procesit të Berlinit.

“Nuk kam asnjë dyshim se Ballkani i Hapur është shumë relevant për Preshevën. Unë do të dëshiroja që sa më shumë shtete të Ballkanit t’i bashkohen Ballkanit të Hapur. Jemi dëshmitar të një raporti historik mes Shqipërisë dhe Serbisë, duke iu falenderuar Ballkanit të Hapur”, theksoi Hill.

Ambasadori Hill gjatë së hënës dhe së martës qëndroi për një vizitë në Luginën e Preshevës, ku takoi përfaqësuesit politik të shqiptarëve në këtë pjesë të Serbisë – Preshevë, Medvegjë e Bujanoc – dhe iu premtoi se do të mundohet t’i adresojë problemet dhe kërkesat e shqiptarëve.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Bruksel: Takimi i 4 prillit, BE nis një pjesë të punës në lidhje kapitullin 35 për Serbinë
Next post Besnik Bislimi: Fondi i Kosovës për Luginën sivjet do të dyfishohet