Deklaratë Politike: Lugina a Preshevës do reciprocitet të drejtash me serbët e Kosovës
Në prag të takimit të Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë, shqiptarët e Luginës së Preshevës, përmes një deklarate politike i janë drejtuar përfaqësuesve të SHBA-së, BE-së, Kosovës dhe Serbisë, me kërkesën për t`u përfshirë në këtë plan, sikurse serbët e Kosovës.
Kështu, e shtuna në Ohër do t`i mbledhë në takimin e radhës kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të cilët do ta thonë fjalën e fundit për planin franko-gjerman.
Dy ditë para takimit, shqiptarët e Luginës së Preshevës ua kanë dërguar një letër përfaqësuesve të BE-së, SHBA-së, të Kosovës dhe Serbisë, me kërkesën për t`u përfshirë në këtë plan, sikurse serbët e Kosovës.
“Shqiptarët e asaj pjese po kërkojnë të drejta të barabarta siç parashihet për serbët në atë plan”, thouhet në deklaratë.
Të shtunën Kurti e Vuçiq do të mbajnë takimin e radhës të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.


Më shumë storie
Shaip Kamberi: Presim zgjidhje konkrete nga institucionet e reja të Serbisë
Me dy deputetë në përbërjen e re të Kuvendit të Serbisë, shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë dyfishuar përfaqësimin e...
Shaip Kamberi shpall fitoren në zgjedhjet për KKSH: Dolëm të parët
Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik (PVD) njëherësh dhe deputet në parlamentin serb, Shaip Kamberi, ka njoftuar fitoren e listës...
Kurti ka ftuar shqiptarët e Luginës që të marrin pjesë në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar
Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Kurti, i bën thirrje gjith qytetarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës që të marrin...
Nesër do të mbahen zgjedhjet për Këshillin Nacional të shqiptarëve të Luginës
Komisioni Republikan i Zgjedhjeve (RIK) ka përcaktuar numrin përfundimtar të votuesve që do të marrin pjesë në zgjedhjet e drejtpërdrejta...
PASIVIZIMI I ADRESAVE NË PRESHEVË, MEDVEGJË DHE BUJANOC – NJË ÇËSHTJE E PAZGJIDHUR QË KËRKON VËMENDJE NDËRKOMBËTARE
Vështrim dhe hulumtim nga studiuesi Refik Hasani Çështja e pazgjidhur e Krahinës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, veçanërisht pasivizimi i...
Shqiptarët e Luginës së Preshevës votuan për të ardhmen e tyre politike
Shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë votuar për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Parlamentin e Serbisë. Përmes një liste...

Average Rating