
Dialogu Kosovë-Serbi, Bislimi: Për fat të keq, Serbia përsëri refuzoi zbatimin e marrëveshjes
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se Kosova qëndron te oferta për të ofruar zgjidhje teknike të bazuara në planin e përbashkët me shtetet e QUINT-it, sa i përket rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës.

“Është diskutuar sot në Bruksel në takimet e procesit të dialogut lidhur me zbatimin e Marrëveshjes Themelore dhe Aneksit Zbatues. Për fat të keq, Serbia përsëri refuzoi marrëveshjen dhe zbatimin e saj”, ka shkruar ai në platformën ‘X’.
Sipas tij, po ashtu, janë prekur një sërë çështjesh, ku janë trajtuar edhe disa shkelje të marrëveshjeve nga Serbia, si për energjinë, telekomunikacionin dhe pengimin e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
“Sa i përket rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës për operacionet me para të gatshme dhe transparencën, palët do të sjellin ide konkrete se si mund të duket një zgjidhje afatshkurtër, duke respektuar gjithmonë vendimin e përmendur të BQK-së. Republika e Kosovës qëndron në ofertën e saj për të ofruar zgjidhje teknike bazuar në planin e përbashkët me vendet e Quint”, tha ai.
Më shumë storie
NJЁ ROMAN I HUMBUR RUS, VЁRTET I MADH
Tomasz Kamusella Universiteti i Shёn AndreasAbstrakt:Artikulli hapet me një reflektim mbi mitin perandorak të Kremlinit për 'letërsinë e madheruse'. Më...
Naser Sopjani u zgjodh kryetar i Shoqatës Kulturore Shqiptare “Dardania Dans” në Eslöv të Suedisë
Nga Hysen Ibrahimi, më 11 maj 2025 Sot më 11 maj 2025 në Eslöv të Suedisë në praninë e një...
As pas 14 përpjekjeve, nuk ka konstituim të Kuvendit
Deputetët sot nuk arritën ta konstituonin Kuvendin e Kosovës, as pas 14 përpjekjeve. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, u bëri...
Për shkak të moskonstituimit të Kuvendit, Kosova rrezikon të humb fondet nga BE-ja
Kosova rrezikon t’i humbë rreth 900 milionë euro të parapara në kuadër të Planit të Rritjes të Bashkimit Evropian. Këto...
Edhe pas 13 përpjekjeve, nuk ka konstituim të Kuvendit
Deputetët sot nuk arritën ta konstituuoin Kuvendin e Kosovës, as pas 13 përpjekjeve. Dështon edhe përpjekja e 13-të, vetëm 56...
Karate: Betim Maliqi mposht rumunin, tash ndeshet me një ukrainas
Karateisti i Kosovës, Betim Maliqi, do të përballet me karateistin ukrainas, Andrii Zaplitnyi, në xhiron e katërt të garës në...
Average Rating