Bujar Dugolli: Për shkak të dështimit të marrëveshjes, bëhet presion ndaj Kosovës
Profesori universitar, Bujar Dugolli tha se për shkak të dështimit të marrëveshjes së vitit të kaluar, po bëhet presion ndaj Kosovës.
“Jemi dëshmitarë për një presion të paparë. Unë e shoh se nga një dështim i marrëveshjes së vitit të kaluar, emisarët ndërkombëtarë për shkak të dështimit po bëjnë presion ndaj Kosovës”, tha ai në “RTK Prime”.
Kurse për rregulloren e BQK-së, ai vlerësoi se kjo çështje nuk duhej të diskutohet në Bruksel, për shkak se është çështje e brendshme e Kosovës.
Dugolli vlerësoi se Kosova ka qenë gjithëherë konstruktive karshi dialogut, duke përfshirë edhe çështjen e pakicave që jetojnë në Kosovë.
Sipas tij, dinari është shkas për të filluar me probleme të ndryshme. “Edhe po të mos ishte dinari, Serbia do të bënte probleme tjera, në këtë rast edhe për çështjen e tabelave të rrugëve”, tha ai.
Më shumë storie
Prishtinë: Studentët mbështesin protestën e 1 tetorit
Përfaqësuesit e platformës qytetare “Liria Ka Emër”, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha, kanë zhvilluar një bashkëbisedim me studentë të Fakultetit...
Tre vjet nga sulmi në Banjskë, Kosova dhe aleatët kërkojnë përgjegjësi
Më 24 shtator 2023, rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, u vra në krye të detyrës gjatë sulmit të...
Gjykata Kushtetuese: Presidenti të zgjidhet deri më 6 tetor, Qeveria në përputhje me Kushtetutën
Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se afati 60-ditor për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës ka filluar më 8 gusht...
Nata e tetë e protestës në Prishtinë kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale
Për të tetën natë me radhë, qytetarë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë për të protestuar kundër aktgjykimit të...
OKB: Kurti kërkon strategji shtetërore për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së
Promovimi dhe forcimi i interesave kyçe shtetërore të Kosovës në arenën ndërkombëtare merr vëmendjen kryesore në Nju-Jork. Prania e delegacionit...
Parlamenti Studentor thërret në marsh paqësor kundër aktgjykimit të Speciales
Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës ka bërë thirrje për pjesëmarrje në marshin paqësor që do të mbahet më 21...

Average Rating