Disa pyetje publike për Partinë “DJATHTAS 1912”
Nga Skënder Sadri KLAPITI
Jo sot, por unë gjithmonë kam shkruar dhe denoncuar atë se në Shqipëri nuk ka pasur gjatë këtij tranzicioni, kam denoncuar ate se në Shqipëri nuk ka pasur parti apo alternativë reale të djathtë, patriotike dhe as tradicionale e as moderne. I gjithë spektri politik e shoqëror pluralisti këtij tranzicioni u poll nga Partia Komuniste dhe ishin alternativa majtiste të moderuara, që dolën nga komunizmi dhe që ishin ideologjikisht por sidomos praktikisht sipas projektit “KATOVICA” të Mihail Gorbacovit.
Si e djathtë në Shqipëqri paraqitej Partia Demokratike por në veprime ishte një e majtë e moderuar që merrte votat e të djathtëve dhe të të persekutuarve të regjimit dhe vetëm sesa e shfrytëzonte të djathtën dhe të djathtët vetëm për pushtet,dhe që as nuk integroi në politikë desidencënantikomuniste dhe as tradicionalizmin patriotik e konservator shqiptar.
Të gjitha ato derivate politike që dolën nga Partia Demokratike që u paraqitën sitë djathta,të gjitha ato dështuan , dhe si reformatorët e Genc Pollos, Aleancës Demokratike tëNeritan Cekës, ata të Eduart Selamit, Topallit e Hajdarit dhe të tjerët përsëri u rikthyen dhe u përthithën në Partinë Demokratike thjesht dhe vetëm për interesa personale, korruptive sa për një mandat deputeti, ministridhe për përfitime nga ishkryeministri dhe ishkryetari Berisha.
Edhe sot, aktualisht edhe pse Partia Demokratike është në një gjëndje mjerane drejt shkermoqjes me ata që akoma i shkojnë pas Sali Berishës, te shumica e deputetëve demokrat vazhdon politika e servilizmit dhe e interesit personal sa për të siguruarnjë mandat deputeti
Këto ditë doli një parti e re me emërtesën “Djathtas 1912” për të cilën së pari kisha këto pyejtje se: a do jeni ndryshe nga ato partitë e tjera të djathta që dolënmë parë nga Partia Demokratike, dhe se a jeni distancuar seriozisht nga berishizmi; a do i respektoni dhe angazhoni në politikë antiberishistët e vërtetë, ata të cilët i përndoqi dhe i përjashtoi nga politika dhe nga integrimi politik Berisha dhe berishizmi, apo do ta përdorni Partinë e re sa për interesa personale dhe për të siguruar edhe ju përfitime dhe mandatin e deputetit?
A do jeni Parti e vërtetë e djathtë, e hapur, transparente dhe me demokraci të lirë të brendshme dhe a do nxirrni në drejtim të djathtët dhe të djathtën e vërtetë, të besueshmit dhe ata që nuk kanë të regjistruar dhe as te hipotekuar rekode servilizmi te berishizmi, krimi, antiamerikanizmi dhe as rekorde hajnije, tradhtie e korrupsioni.
Se pë cfarë të djathte ka nevojë Shqipëria unë kam botuar vazhdimisht opinione e shkrime, ku njërinptrej tyre po ia bashkangjis këtij të sotmi me titull:
”Në Shqipëri duhet një alternativë politike e djathtë e vërtetë, patriotike, antikorrupsion dhe proamerikane”, botuar me 2 Shtator 2023
“Nacionalistët dhe të djathtët qofshin ata politikanë, intelektualë, profesorë e gazetarë nuk shiten te politika për interesa. Patriotët dhe të djathtët nuk tolerojnë dhe nuk pajtohen me asnjë politikë, me asnjë shtetar e pushtetar të cilët kanë të parin interesat e veta personale e partiake mbi shtetin dhe kombin. Pas rënies së komunizmit në Shqipëri, kundërshtarët e regjimit komunist dhe të gjithë nacionalistët e vërtetë por edhe ishkomunistët jofanatikë dhe të ndershëm, populli në tërësi si dhe shqiptarët e Kosovës kishin shumë besim e shpresë te Partia Demokratike Shqiptare. Politikanët e lartë të strukturave të PD-së vetë ata duhet së pari t’a dinë se përse ata politikisht janë të djathtë,pra pse edhe intelektualisht,ideologjikisht e praktikisht pse janë me bindje të tillë. Ata duhet të sqarojnë alternativën, të sqarojnë publikun pse alternativa e tyre është e besueshme për të ardhur në pushtet.
Të sqarojnë dhe t’ia shpjegojnë publikut atë se cfarë PD realisht është SOT, pasi këtë e kërkon realiteti për ndryshimin, dhe PD duhet të bindë publikun në mënyrë që publiku t’i besojë PD-së dhe demokratëve, pasi në këtë gjëndje sic është sot, Partia Demokratike e ka humbur besimin dhe politikisht nuk po i besojne më asaj se është alternativë e djathtë.
Unë pyes demokratët se a është Partia Demokratike e sotme, a është parti tradicionale e patriotike, evolutive dhe moderne; a është PD-ja një parti e hapur, e sinqertë me antarësinë dhe me publikun,apo është një parti e ngurtë dhe bunker ku të vazhdohet me kulturën e funksionimit të saj si deri më sot për interesa të një grupi të ngushtë interesi, dhe ku deputetët e PD-së kanë parë dhe shohin vetëm interesin personal dhe jo atë të antarësisë, PD-së e publikut. Dhe për këtë demokratët duhet ta hapin partinë, demokratët duhet ta largojnë elitën e vjetër dështake të këtij tranzicioni, demokratët duhet të kërkojnë dhe të ftojnë për ndihmë dhe për kontribut politik dhe në promovim e debat politik ata intelektualë që e dinë se cfarë është politika, cfarë është e djathta politike, e djathta shqiptare, duhet të ftojë ata që dinë se cfarë është e djatha tradicionale, moderne dhe proamerikane, pasi për publikun dhe opinionin nuk mjaftojnë vetëm fraza e slogane populiste sipërfaqësore sic e karakterizojnë tërë spektrin politik shqiptar të derimësotëm, por atyre duhet shpjeguar thelbi i alternativës së PD-së, të ndarjes së saj nga politika e vjetër e diktatit të autokracisë e korrupsionit të oligarkisë së hekurt që kanë kapur Partinë Demokratike.
Elita politike në PD sikur lufton vetëm për kryetarin dhe për mandate deputetësh dhe më mirë pranon dështimin dhe humbjet se sa të lejojë hapjen e saj dhe demokracitetin e brëndshëm dhe as lirinë e mendimit ndryshe. Partinë Demokratike ashtu sic edhe tërë partitë e tjera i kanë gërryer jodemokraciteti, servilizmi dhe sidomos korrupsioni. Ato janë larg demokracisë.
Partia Demokratike tashmë duhet të ndahet nga trashëgimia komuniste, nga korrupsioni, pra nga tranzicioni dhe nga korrupsioni.U bënë tre vite që dëgjohet se po rithemelohet PD-ja. Për cfarë rithemelimi është fjala, për rithemelimin e cfarë, kur janë po ato figura, po ata dështakë dhe është po ai kryetar në krye të saj që tashmë është i shpallur non grata nga SHBA e Britania, por edhe në arrest shtëpiak. Dhe me këtë PD demokratët a mund te vijnë në pushtet dhe do të vijë ndryshimi?
Rithemelimin e një partie nuk e bëjne dështakët dhe as ata prej të cilëve partia vjen deri aty sa që duhet ndryshim rrënjësor. Ky rithemelimi që pretendojnë sot ata që janë në krye, ky rithemelim kupton mbrojtjen e mosndryshimit dhe intertesat e atyre të cilët kanë 30 vite që kanë spekuluar dhe përfituar privilegje, pasuri e karrierë të përjetshme politike duke shfrytëzuar votën e demokratëve.
Rithemelim do të thotë ndarje me të shkuarën, me hajninë, do të thotë ndarje me dështimin dhe me dështakët politikë, do të thotë ndarje me mashtrimin dhe tradhtinë e korrupsionin.
Prandaj duhet një alternativë e djathtë që mungon në Shqipëri. Dhe ajo qe duhet është një alternativë politike e djathtë patriotike, antikorrupsion dhe proamerikane. Këtë alternativë duhet ta kërkojnë,ta gjejnë dhe ta mbështesin opozitarët e djathtë dhe nacionalistët patriotë e të vërtetë. Dhe këtë nuk e bëjnë dhe as nuk e lejojnë elita dështake e Partisë Demokratike dhe as kryetarët dordolecë të partive të tjera dhe as ata ngordhalaqët e vemjet politikë të korruptuara të disa partive satelite të PD-së që zvarriten në politikë me votat e demokratëve”.
Average Rating