FUSHATË për ngritjen dhe përurimin e Shtatores së BYLBYL BREÇANIT

Read Time:5 Minute, 22 Second

NËNTOR 2024

FUSHATË e Përgjithshme për FONDIN për realizimin, ngritjen dhe përurimin e Shtatores së Heroit BYLBYL BREÇANI.

                         ***

     * Me 9 prill 2025, në Ditën Përkujtimore të Thyemjes së Kufinit Kosovë- Shqipëri, do të përurohet Shtatorja e Heroit Bylbyl Breçani, në “Qytetin e Alpeve” në Tropojë.

                       ***

    * Muaji NËNTOR, si “Muaji i Flamurit”, është Muaj i Përgjithshëm për Fondin për realizimin, ngritjen dhe përurimin e Shtatores së Heroit Bylbyl Breçani, në vendlindjen e tij.

                        . ***

             BYLBYL BREÇANI

              “Hero i Kosovës” 

                    (1974- ‘99) 

     * u angazhua direkt e aktiv në Lëvizjen, Luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, qysh në vitin 1997, në bazën e UÇK-së në “Tunelet e Breçanit” në Markaj (fshatin e tij të lindjes) me Ardian Krasniqin nga Peja- “Hero i Kosovës” (1969-‘97) dhe me Ilir Konushevçin nga Podujeva- “Hero i Kosovës” (1969-‘98) e me të tjerë themeltarë, luftëtarë e drejtues të UÇK-së. 

     * Ndërkohë, takohet e bashkëpunoi gjatë, deri në fund të jetës së tij, edhe me ushtarakët e lartë të Epopesë së Koshares, me dy nga ushtarakët e shquar: Rrustem Berisha dhe Hisen A. Berisha. 

      * Në shkurt 1999, mobilizohet vullnetarisht e aktivisht në formacione ushtarake të Epopesë së Koshares, i cili kishte aftësi e përvojë ushtarake të përfituar përgjatë shërbimit ushtarak në dy vite qëndimi e stërvitje në Pukë, i specializuar dhe për raketa në Tiranë e Kukës (1994-‘95).

      *  Ai mori pjesë në thyemjen e kufirit shekullor mes shqiptarëve, në Betejën e Koshares të 9 prillit 1999…

      * Ai në mes breshërive të plumbave të militarëve serbë u ngjit këmbadoras e shpejt dhe e uli nga shtiza e lartë flamurin e Serbisë shovene millosheviçiane duke e ngritur në vend të tij, Flamurin Kombëtar Shqiptar të fitores në Postën e Kamenicës, në Koshare, prandaj thirret ndryshe edhe “Bylbyli i Flamurit”.

      * Ky trim i rrallë, përgjatë muajve shkurt-qershor 1999 mori pjesë aktive e ballore në luftime të ndryshme prej nga Rrasa e Zogut në Koshare, nga Juniku në Deçan, nga Isniqi në Pejë.

      * Me 25 qershor 1999 niset me disa shokë në një aksion të guximshëm për t’i nxjerrë dy luftëtarë shqiptarë të Kosovës të mbetur të vrarë në fushë-lufte të minuar në Shkozë të Mulliqit, Koshare, ku e dha jetën e tij të re në moshë 25-vjeçare. 

       * U varros me nderimet më të larta nga populli i Tropojës e bashkëluftetarët e tij të Luftës së Kosovës që e përcollen nën breshërinë e armëve, ndërsa tani prehet plot lavdi në Varrezat e Memorialit të Dëshmorëve të Koshares.

                     ***

       Bylbyl Hazir Breçani i Epopesë së Koshares, i Brigadës 138 “Agim Ramadani” mban këto vlerësime e nderime:

      * “Hero i Kosovës” (Kosovë, 2019);

      * “Dëshmor i Kombit” (Kosovë, 2017); 

      * “Dëshmor i Atdheut” (Shqipëri, 2004); 

      * Medaljen “Gjergj Kastrioti- Skënderbeu” (Kosovë, 2019);

      * “Qytetar Nderi” i Tropojës (Shqipëri, 2018); 

      *  “Qytetar Nderi” i komunës Bujan (Tropojë);

      * “Mirënjohje” nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK); 

      * “Mirënjohje” nga Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës;       Medaljen “Me besim në Zot, Atdhe e Shtet” (Kosovë, AAK, 2021); 

      * Çmimin e Madh “Yjet e Kombit” (“Takimi i Madh i Prishtinës, 2024”);

      * Shkolla në Markaj, në vendlindje, e mori emrin e Tij (Tropojë);

      * Një rrugë në qytetin e Bajram Currit e mban emrin e Tij (Tropojë); 

      * Një rrugë në komunën e Prishtinës, kryeqytetin e Republikës së Kosovës, e mban emrin e Tij;

      * Akademi Përkujtimore Jubilare për Heroin Bylbyl Hazir Breçani në 20 vjetorin e rënies së Tij, nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Sh.T.Z. Ramush Haradinaj (24 qershor 2019, në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë, salla “UNESCO”);       

      * Konkurs Poetik Kombëtar për heroin Bylbyl Hazir Breçani (Shqipëri, 2019);.

      * Themelohet Çmimi i Lartë “Bylbyl Breçani” në vitin 2021; 

      * Dhjetra këngë, poezi, artikuj, kumtime, i janë kushtuar Heroit Bylbyl Hazir Breçani (në vitet 1999-2024);   

      * 13 maj 2024;- Akademi Përkujtimore Jubilare për Heroin Bylbyl Hazir Breçani (Tiranë); 

     * 9 prill 2025 – do të ngrihet Memoriali për Epopenë e Koshares dhe Shtatorja për Bylbyl Hazir Breçanin, një nga 112 Heronjtë e Brigadës 138 “Agim Ramadani”, që përbëjnë një Kompleks skulpturor, muzeal, natyror, në rrugën “Bylbyl Breçani” në Tropojë, vepër e skulptorit të shquar, Isa BALIAJ – “Mjeshtër i Madh”. 

                     ***

Farie Hazir Hasanaj, Antare e Këshillit Kombëtar Organizativ dhe motra e heroit Bylbyl Hazir Breçani, ka marrë besimin dhe statusin e përfaqësuesit në marrëdhëniet donatore / kontributore në Fushatën për Mbledhjen e Fondeve për realizimin, ngritjen e përurimin e Shtatores së heroit Bylbyl Breçani e të Memorialit të Epopesë së Koshares, duke hapur dhe llogari (konto) bankare në Lekë, Euro, Dollarë Amerikan, Franga Zvicerane e Paund Britanik, në Raiffeisen Bank në Shqipëri.

                      ****** 

Llogaritë (kontot) bankare:

Farie Hazir HASANAJ

Motra e Heroit  Bylbyl BREÇANI.

Tel:  00355 69 98 45 450

                  _____________

Raiffesen Bank Sha, Tirana-Albania

Farie Hazir Hasanaj

(për Shtatoren e Heroit Bylbyl Breçani)

Nr. Llog. Euro:  0021966240

AL25202110750000000021966240

SWIFT:  SGSBALTX

                   ____________

Raiffesen Bank Sha, Tirana-Albania

Farie Hazir Hasanaj

(për Shtatoren e Heroit Bylbyl Breçani)

Nr. Llog. Lekë 0011966240

AL40202110750000000011966240

SWIFT   SGSBALTX

                        ***

     Këshilli. Kombëtar Organizativ 

për ngritjen e përurimin e Shtatores së Heroit Bylbyl Breçani…

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Doli përsëri në shtypin e shkruar gazeta “BULEVARD”
Next post <strong>Disa pyetje publike për Partinë “DJATHTAS 1912”</strong>