Doli përsëri në shtypin e shkruar gazeta “BULEVARD”

Read Time:2 Minute, 13 Second

Nga Skënder KAPITI

Ka dy javë që ka  ridalë në shtypin e shkruar gazeta “bulevard” e botuesit Artur Llana, gazeta e lirë dhe e pavarur por edhe si media e guximshme për të demaskuar dhe për t’u përballur me të gjitha të këqijat korruptive dhe antipublike të politikës dhe të qeverisjes, si media antipolitike dhe e të vërtetave.Dalja e shkruar e kësaj gazete është mirëpritur ngas lexuesi dhe publiku sepse ishte mangësi në shtypin në Shqipëri një media si gazeta “bulevard”, pasi mediat dhe gazetaria në Tiranë janë të kapura nga  politika, janë media të shitura te paraja e korrupsioni, janë media të xhveshura nga agjenda patriotike e kombëtare, dhe shumica pra janë media mercenare.

Dalja përsëri si media e shkruar e kësaj gazete të botuesit Z. Llana  është mirëpritur nga lexuesi dhe publiku pasi kjo gazetë dhe Z.LLANA  janë pëfaqësues dhe shëmbulli   më i mirë, i saktë,  i lirë, i pavarur  dhe më i paanshëm në aspektin mediatik krahasuar me të tjerat, dhe  pothuajse rrallë mund të gjëndet një gazetë e dytë në Shqipëri si “bulevard” në këto vite të tranzicionit , të cilin e shquan profesionalizmi dhe guximi intelektual për të thënë të drejtën dhe të vërtetën ashtu si është realiteti pavarësisht kërcënimeve, privimeve dhe kostos së lartë që botuesi LLANA  ka “paguar” në përballje me pushtetin e shtetarët e cdo lloj qeverisjeje dhe me korrupsionin e padrejtësitë politike, korruptive  e juridike të regjimeve  të korrupsionit.Unë nuk po zgjatem më tej në këtë se cfarë konstatoj, por “bulevard” është gazeta antitezë me mediat e tjera të shkruara, si gazetë ndryshe në Shqipëri nga ato që paraqiten edhe sipas Raportit të Departamentit amerikan të Shtetit për të Drejtat e Njeriut, Raport i cili paraqet gjëndjen e rëndë të mediave në Shqipëri ku po citojmë: “organizatat e pavarura të medias dhe gazetarët profesionistë pohuan se qeveria, partitë politike, bizneset dhe grupet kriminale u përpoqën të ndikonin në media në mënyra të papërshtatshme dhe jotransparente….Pati njoftime të besueshme se përfaqësues të lartë të mediave përdorën mediat e tyre për të bërë shantazh ndaj bizneseve duke i kërcënuar me mbulim negativ mediatik. Presioni politik, korrupsioni dhe mungesa e fondeve, kufizuan pavarësinë e medias së shkruar dhe gazetarët njoftohet se praktikuan autocensurë”, thuhet në raport. Dhe mbi gazetën “bulevard” dhe mbi botuesin e saj është e vërtetë se është ushtruar kërcënim dhe presion politik dhe korruptiv për t’ia mbytur zërin kritik dhe të së vërtetës. Urojmë suksese gazetës dhe botuesit të saj z. Llana.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Berlin: Nesër do të mbahet samiti i radhës i Berlinit, Kosova përfaqësohet nga Albin Kurti
Next post FUSHATË për ngritjen dhe përurimin e Shtatores së BYLBYL BREÇANIT