Dr. Donika Dabishevci: Proza e poetizuar

Read Time:5 Minute, 32 Second

Prishtinё 2015

Me 14 shtator, ndёrsa ndodhesha nё fshatin tim tё lindjes, nё Gllavicё tё Lipjanit, Kosovё, u takova edhe me doktoreshёn e shkencave letrare, Donika Dabishevcin. Mё parё isha njohur me disa poezi tё saj erotike shumё tё fuqishme, njё befasi e vёrtetё pёr mua. Atё ditё ajo ma dhuroi pёrmbledhjen me poezi “Kam me ardhё si deka” dhe punimin monografik qё ёshtё nё titullin e kёtij shkrimi. Sigurisht, ndёrsa poezitё mё kёnaqёn dhe mё shlodhёn, studimi i mirёfilltё shkencor mbi Prozёn e poetizuar ishte vёrtet pak vёshtirё pёr t’u kuptuar, sidomos pёr mua qё kam qenё mёsues matematike. Nё fakt ndjeva respekt pёr autoren dhe kolegёt e saj tё shkencave filologjike albanologjike.

Nё kёtё studim vёmёndja pёrqendrohet nё njё zhanёr tё ri ndёrmjetёs midis prozёs dhe poezisё. Donika ka marrё nё shqyrtim pesё pёrfaqёsues tё letёrsisё sonё: Faik Konicёn, Mid’hat Frashёrin, Ernest Koliqin, Martin Camajn dhe Mihal Hanxharin duke analizuar dhe evidentuar ndihmesёn e tyre nё kёtё zhanёr. Interesant, qё tё pestё kёta shkrimtarё kanё qenё pothuaj tё anatemuar nga studiuesit zyrtarё tё regjimit enverist. Prandaj edhe monografia nё fjalё fiton vlera tё reja, ajo pёrmbush boshllёkun nё kёtё fushё.

Duke sqaruar ҫfarё ёshtё proza poetike, autorja thotё (f.26)

(Proza poetike) ёshtё formё e ndёrmjetme, kalimtare mes poezisё dhe prozёs, e cila ruan karakteristikat zhanrore tё tё dyjave.

Ashtu sikurse e kam vёrejtur edhe unё disa vite mё parё, Donika shkruan pёr profesorin Sali Bashota, tё Universitetit tё Prishtinёs:

(f.40) Sali Bashota ёshtё njёri prej autorёve tё letёrsisё nё Kosovё, tek i cili vёrehet dukshёm preferenca e tё shprehurit nёpёrmjet njё gjuhe tё brishtё poetike. Bota e tij poetike ёshtё e shtrirё ndёrmjet temave universale e personale. Nё vёllimin poeti ”Plagomё”, mes poezive janё tё strukturuara edhe disa proza poetike, qё janё referencё pёr tё hyrё nё botёkuptimin e subjektit lirik. Ato janё tё rimёsuara dhe nxjerrin pozicionin e subjektit.

Duke nisur analizёn e pesё shkrimtarёve qё u pёrmёnden nё fillim, ja ҫfarё shkruan autorja pёr Faik Konicёn:

(f 42) Konica shkroi pak proza poetike, gjithsej pesё, tё cilat mbёshtetur nё shtresёn e funksionin diskursiv mund tё ndahen nё dy kategori tё veҫanta: “Malli i atdheut” dhe “Dita e verёs”, qё kanё shenja mё tё forta tё diskursit eseistik dhe “Bora”, “Anёs liqenit” dhe “Nё liqen”, nё tё cilat mbizotёron diskursi fiksional, figurativ dhe simbolist. Pra, edhe pse janё vetёm pesё proza poetike, kёtu nisin e prehen pёrftesat e para tё fuqisё sё kuptimeve tё prozёs poetike.

Dhe mё poshtё (f 77) shton:

Jo mё kot Noli e quan atё “kryelёronjёsi i gjuhёs sonё” dhe “stilist i pёrkryer”.

Mid’hat Frashёri njihet edhe nga unё si diplomat, politikan i shquar por edhe si vёzhgues i thellё i karakterit dhe psikologjisё sё shqiptarit. Por n ё analizёn e saj pёr tё, Donika  shpёrfaq njё aspekt tjetёr, prozёn poetike tё Mid’hatit.

Nё pasazhin (f 109):

Tё dua pёr atё tё qeshur tё bukurё kur shkёlqen syr’i kthjelltё nёn ballё tё qёruarё, tё dua pёr ato leshёra ku ёshtё pёshtjellё gjith’ thellёsi e natёsё, dhe pёr atё vёshtrim ku kёndohet gjithё gaz’ i ditёsё, pёr atё vёshtrim q’ёshtё si njё yll i lumturisё; tё dua se kur flet, ai sy zё mё zgjon nё zёmrёt t’ime gjithё zёrat e pshehtё tё shpirtit; tё dua se pranё teje e ndjej vethen t’ime dhe tё fortё, sa nё dashurit tёnde shoh zbardhёllimin e jetёsё.

E dashura, femra shfaqet me fluiditet. Femra pёr tё ёshtё pothuaj mitike, s’ka fytyrё, nuk ka pamje, pёrshkrim real tokёsor, numrim tё atributeve realё fizikё. Ҫdo gjё bёhet nё funksion tё zbёrthimit  tё botёs sё brendёshme shpirtёrore tё narratorit, nё raport me femrёn, ndjenjat, virtutet dhe bukuria e sё cilёs jepet nёpёrmjet figurёs.

Pasi kalon te Ernest Koliqi, studiuesja Dabishevci sqaron dukurinё e intertekstualitetit. 

(f 148) Tek “Pasqyrat e Narҫizit” vepёr e Koliqit, prania e intertekstualitetit vёrehet pashmangёshёm, edhe nёse nisemi thjesht nga titulli i veprёs.

(f 150) Narҫizi i mitologjisё, bir i lumit Ҫefiz, djalё me njё pasha tё pashoqe, u dashurua nё fytyrёn e vet qё ia qitte pasqyra e ujit. Kjo ndjesi e trentё e ҫoi nё vetvrasje. Nga gjaku i tij bini lulja qё sot thirret Narҫiz. Ndёr kёto poemtha pёrdoret miti i Narҫizit nё kuptimin simbolik si kёrkesё e fytyrёs sё shpirtit nёpёr valёt e jetёs. Asht nji lloj biografije poetike. Vihet nё spikamё orvajtja qi vjershёtori ban, nёpёr rrethana tё ndryshme tё jetёs sё shpirtit..- shpjegon vetё Koliqi.

Duke folur pёr Martin Camaj, posaҫёisht pёr “Dranjen” e tij, -shkruan autorja, (f 224) Camaj ka zgjedhur zvarranikun si ssmbol tё vetes sё tij poetike, duke theksuar kёshtu mё tepёr pozitёn e tij konsekuente anti-heroike.

Leximi tjetёr i mundёshёm ёshtё ai alegorik, si njё reagim i individit ndaj sistemit shoqёror, duke pёrshkruar njё vend tё izoluar e tё ndarё tёrёsisht nga bota me kufi tё fortё apo, sikurse shprehet Camaj, mes fshatrave qendronte njё bjeshkё e madhe pёr tё mos i lёnё qё tё shiheshin, komunikonin, bashkёjetonin.

(f 229) Nё floklorin tonё njihen disa motёrzime tё pёrrallёs Breshka- nuse, ku brenda zhguallit tё kёsaj qёnie “tё papёrsosur” fshihet njё variant i pёrsosur i bukurisё mitike femёrore, ndёrsa po ashtu njihen edhe disa pёrralla qё kanё pёr hero djalin- gjarpёr apo dhandrin- gjarpёr, i cili, po ashtu, kur zhvishet nga lёkura e vet, gjё tё cilёn e bёn ҫdo natё, ёshtё simbol i hijeshisё mashkullore.

Njё befasi tjetёr pёr mua ishte pёrfshirja nё libёr e autorit pa botime sa ishte gjallё, Mihal Hanxharit, ish drejtor i Bibliotekёs Shkencore tё Universitetit shtetёror tё Tiranёs para viteve 1990. Atё e shihja shpesh sepse e frekuentoja mё dёshirё atё bibliotekё qё pasurohej vazhdimisht edhe falё punёs sё pёrkushtuar tё Mihalit. Por nuk e pёrfytyroja dot se Mihali shkruante prozё poetike. Nё fakt ai paska shkruar por dorёshkrimet i ka mbajtur nё sisrtar pёr t’u dhёnё jetё botimi pas vdekjes sё tij. Me tё drejtё studiuesi Ali Alu supozon se “poeti ishte i vetёdijshёm se pak gjёra mund tё thuhen nёn hijen e diktatit”.

Nё poezinё e Hanxharit, vёren Donika, shohim fushat tek mёrmёrijnё, mallet blu me re nё buzё, Harushёn e Madhe tek ka ngecur si balonё fёmije pasi ёshtё hedhur nga era. Ajo shpesh risjell tonalitetin e kёngёs popullore tё dashurisё, me metrikёn, ritmin e rimёn, krahasimet e epitetet e ngjashme e po ashtu edhe “tonin e baladёs romantike dhe diskursit imazhist e simbolist”.

Monografia e doktores sё shkencave letrare, Donika Dabishevci, me rreth 400 faqe dhe 11 referenca ёshtё padyshim njё ndihmesё e madhe nё historinё e letёrsisё shqipe tё shekullit XX.

Konspektoi Bardhyl Selimi, 14 tetor 2023

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Gaza, Palestinezi që jetonte në Tiranë: “Do vdesim bashkë”
Next post Karriera e shkëlqyer pedagogjiko-shkencore <strong>e Prof.dr. Nikoleta Mita</strong>