Dy raketat ruse bien në Poloni, anëtare e NATO-s, dy të vdekur, shtohen reagimet ndërkombëtare

Read Time:1 Minute, 26 Second

Një zyrtar i lartë i inteligjencës amerikane ka thënë se raketat ruse kaluan në Poloninë anëtare të NATO-s, duke lënë të vdekur dy persona, shkruan AP.

Zëdhënësi i qeverisë polake Piotr Mueller nuk e konfirmoi menjëherë informacionin, por ka thënë se liderët e lartë po mbanin një takim urgjent për shkak të një “situate krize”.

Mediat polake raportuan se dy persona vdiqën të martën pasdite pasi një predhë goditi një zonë ku po thahej gruri në Przewodow, një fshat polak pranë kufirit me Ukrainën.

Pas këtij lajmi ka reaguar ministria e Jashtme e Estonisë, ku ka thënë se është e gatshme të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s.

“Lajmet e fundit nga Polonia janë më shqetësuese. Ne jemi duke u konsultuar ngushtë me Poloninë dhe aleatët e tjerë. Estonia është e gatshme të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s. Ne jemi në solidaritet të plotë me aleatin tonë të ngushtë Poloninë”, thuhet në postimin e kësaj ministrie në Twitter.

Edhe presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda, tha se duhet mbrojtur çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s dhe se vendi i tij qëndron në solidarite të plotë me Poloninë.

Kryeministri çek, Petr Fiala, ka thënë se nëse Polonia konfirmon se raketat kanë goditur edhe territorin e saj, ky do të jetë një përshkallëzim i mëtejshëm nga Rusia.

“Ne qëndrojmë fort pas aleatit tonë në BE dhe NATO”, ka shkruar ai në Twitter.

Sipas Nenit 5 të NATO-s, të gjitha vendet anëtare janë të obliguara të ndihmojnë një vend tjetër anëtar, sovraniteti dhe integriteti territorial i të cilit mund të kërcënohet.

“Sulmi ushtarak kundër një anëtari do të konsiderohet si sulm ndaj të gjithëve”, thotë neni 5 i traktatit.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Ja pse duhet mbështetur politikisht,moralisht dhe intelektualisht Basha dhe PD institucionale
Next post Koment dhe apel: Lexoni letrat e Skënder Sadri Kapitit drejtuar Kombit!