Koment dhe apel: Lexoni letrat e Skënder Sadri Kapitit drejtuar Kombit!
Nga Hasan M. Shahinaj & Bedri Tahiri
(Shkrimtarë e publicistë)
Studiuesi erudit, shkrimtari, letrari, historiani filozofik e moral dhe patrioti Skënder Kapiti , ajo që vërejmë te ky intelektual i shquar i dhjetëra e dhjetëra botimeve publicistike është fakti se tematika publicistike e tij, kryesisht është tejet dhe thellësisht kombëtare dhe në të shumtën e saj letërsia filozofike-patriotike e tij është nacionaliste, gjë që të kujton edhe atë të cilën kanë bërë shkrimtarët e filozofët mendjendritur si dhe liderët e guximshëm botëror në kohët dhe epokat më të vështira kritike dhe triumfale të kombeve të tyre, ata të cilët kombet i nderojnë si baballarë të kombit.
Kjo nuk është diçka rastësore te Skënder KAPITI ynë, pasi ai vjen edhe nga një familje me karrierë, brumosje e me tradita të mëdha patriotike dhe kontribuues për çështjen e madhe kombëtare.
Dhe këtu nuk po shkojmë larg e në vite e shekuj , por po përmendim vetëm faktin e kontributeve e jashtëzakonshme të tij dhe të vëllezërve të tij në mbështetje dhe në pjesëmarrje të luftës për çlirimin e Kosovës gjatë viteve 1998-1999.
Me letrat e tij drejtuar kombit, jo vetëm me to, por atyre ai u ka paraprirë edhe më parë me projektin e madh të Bashkimit Kombëtar, apo me Traktatin e Manifestin Kombëtar të tij të titulluar “TRIUMFI I KOMBIT”.
Dhe me këtë rast po njoftojmë ata të cilët nuk e dinë edhe për dy vepra të tjera të mëdha të tij, për ato filozofike të veçanta në stilin dhe në llojin e vet, atë “ NJERIU FILOZOF, ETIK E POLITIK DHE MORALMATERIALIZMI” si dhe atë “MORALOKRACIA”.
Pra, Skënderi ynë trajton tematika thelbësore e jetike për njerëzoren dhe kombin që janë Feja, Kombi dhe Morali, dhe që Kapiti bën pyetjen kryesore se nëse Kombit i hiqet apo largohet nga tradita dhe nga Feja, atëherë çfarë i mbetet atij , ku te traditat Kapiti ka parasysh kombin me gjuhën , zakonet, historinë, luftën e qëndresën, pra, specifikën e përkatësisë dhe të krenarisë kombëtare.
Këtyre letrave-fjalimeve madhwshtore të KAPITIT, ai atyre u ka paraprirë më parë edhe me letra-anketa drejtuar publikut botuar në vitin 2016 me titull:
A ËSHTË APO NUK ËSHTË KËSHTU !?
(“Shkurtimisht si hyrje apo si pjesa e pare e këtyre shkrim- anketave. Ky cikël shkrimesh është një anketë për opinionin publik, si një pyetësor i nxitur nga realiteti, që pyes ata apo ndonjërin që lexon ndonjë pjesë të këtij cikli shkrimesh të mia. Pres ndonjë debat, vërejtje, kritikë apo sugjerim. Ajo se çfarë si realitet nëse është i tillë si e paraqes para jush, pra një realitet jo i duhur dhe i pakëndshëm, dhe nëse dihet dhe njihet nga publiku si i tillë dhe që ai vazhdimisht po e pëson prej tij, dhe që edhe unë edhe e di se publiku e din dhe e njeh këtë realitet të cilin ai e përjeton.
Por në qoftë se publiku nuk reagon fort kundër këtij realiteti dhe nuk ndëshkon shkaktarët politik të tij, dhe nëse publiku nuk vepron për ta ndryshuar realitetin për në të mirë dhe në favor të tij atëherë ky realitet i vjen atij si meritë”… shkruan në hyrje të këtyre letër-anketave Kapiti).
Skënder KAPITI në 5 letra-thirrjet fjalimore e tij drejtuar kombit, dhe në këtë rast ai zhvillon edhe një letërsi publicistike epistolare të llojit të shpejtë komunikativ e debatues me çdokënd. Kapiti që dallohet edhe për maturinë, urtësinë e moderuar dhe të respektit ndaj talentit dhe virtuozëve e meritorëve intelektualë, madje atyre ai ka kushtuar edhe një poezi të mrekullueshme duke vënë në dukje rëndësinë e jashtëzakonshme të mendimtarëve, shkruesve e shkrimtarëve, në atë poezinë e shkurtër të tij me titull “Pena e Shkrimtarëve” ku nënvizon se: pa letërsinë e tyre shkrimore, bota do të mbetej në terr e prapambetje ekstreme.
Skënder Kapiti profesionalizmi, intuita dhe vizioni i tij mendor i shprehur edhe në shkrime e botime shkrimore të mrekullueshme, të pashoqe dhe të talentuara na ka dhënë në formën më meritore aftësinë e tij të plotë e të përveçshme, sa origjinale, aktuale e perspektive në lëmin historik, filozofik, moral e patriotik me lëvrimin e duhur të letërsisë epistolare (domethënë letërkëmbyese)një zhanër që do ta quanim Rilindje për epokën e sotme moderne, që të kujton kohën e Rilindjes Kombëtare; duke pasur parasysh letrat atdhetare të të mëdhenjve rilindës si Jeronim de Rada; letrat atdhetare të vëllezërve Frashëri, Naum Veqilharxhi, Asdrenit, Jani Vretos, Pashko Vasës etj., dhe të gjuhëtarit famoz Konstandin Kristoforidhi.
Duke lexuar letërsinë e letrave-anketw dhe ato letrt-fjalime të Skënder Kapitit me përqendrim të thellë dhe me kënaqësi intelektuale e shpirtërore leximore kujtojmë edhe këmbimet e letrarëve të mëdhenj filozofiko-koncize të Karl Likbnetit, Roza Luksemburgut dhe sidomos fjalimet e filozofit të madh gjerman FICHTE, njëri prej baballarëve të kombit gjerman drejtuar kombit të tij.
Duke lexuar letrat KAPITIT kupton se ai ka studiuar mirë dhe thellë Fenë, drejtësinë dhe moralin që vjen prej saj; ai ka studiuar thellë filozofët e dijetarët e mëdhenj botërorë dhe veprat e tyre, si dhe historinë kombëtare e botërore të kombeve të lavdishëm.
Letërsia e tij nacionaliste e thellëstudiuar historikisht si atë kombëtare por edhe atë botërore, duke marrë shembull edhe nga ajo se si dhe çfarë kanë arritur e realizuar kombet dhe shtetet e fuqishme në botë.
Dhe prandaj mendojmë se kjo e ka nxitur autorin që t’i drejtohet kombit me letrën e parë me titull:“ “LEXONI PËR TË MËSUAR” ku nga kjo letër po citojmë: ”Duke lexuar, mësoni. Populli i cili nuk lexon bëhet edhe dembel, por edhe mashtrohet lehtë nga mashtrimet, gënjehet lehtë nga gënjeshtrat e thashethemet edhe të injorantëve; merret me vogëlsira e kotësira, si dhe bien lehtë pre e hipokrizisë, mashtrimeve, manipulimeve dhe të përrallave politike, ideologjike dhe historike të politikës e të pushtetit të keq dhe të korrupsionit. Pa mësim e pa dituri kombi mbetet prapa në rrugëtimin e tij drejt më të mirës, përmirësimit, mirëqenies dhe qytetërimit… lexoni e studioni letrarët e guximshëm e të mirëfilltë që kontribuojnë intelektualisht për diturinë dhe dijet, pa të cilat kombi mbetet prapa dhe i vonuar”.
Në letrën e dytë Skënder KAPITI i drejtohet kombit me thirrjen: ”SHQIPTARË, NDËSHKONI TRADHËTINË DHE EGOIZMIN”. Besojmë se vetë titulli i kësaj letre përmban gjithçka çfarë duhet bërë, pra: ndëshkimi i tradhtisë; mosvotimi, izolimi, përjashtimi e ndëshkimi i saj , si dhe mposhtja e egoizmit, inateve, xhelozive dhe të urrejtjes ndër vete dhe kundër talentit e patriotizmit real janë porosi mesë të vyera që autori u drejtohet njerëzve me këtë letër. Letra e tretë titullohet: ”KORRUPSIONI E KRIMI PRISHIN SHOQËRINË” . Dhe nga kjo letër po citojmë çfarë ka shkruar z. KAPITI: “Kombi dhe shoqëria e pjekur moralisht dhe me arsye e me vullnet të lirë, të pastër shpirtërisht dhe të pakorruptuar ka shanse që të mos gabojë në atë se çfarë punon, mëson dhe zgjedh si më të mirë; kombi dhe shoqëria e tillë ecën triumfalisht drejt dhe në kërkim të së Vërtetës, të Drejtës dhe drejt Demokracisë reale. Një shoqëri e tillë ndërton një shtet të fortë dhe të disiplinuar kombëtarisht, demokratikisht dhe juridikisht; dhe një shoqëri e tillë nuk defektohet dhe as nuk sëmuret nga krimi politik, krimi gjyqësor dhe as nga korrupsioni i përgjithshëm social të cilët janë kërcënuesit më të mëdhenj për Kombin dhe Shtetin. Kombi i cili është mirë edukuar me Edukatën Hyjnore dhe i cili beson dhe adhuron Krijuesin e Plotfuqishëm dhe që zbaton Urdhëresat, Ligjet dhe Porositë e Tij, një komb i tillë , anëtarët e së cilit edhe udhëhiqen e qeverisin veten me arsye të shëndoshë dhe që e kanë vullnetin dhe shpirtin të lirë ,të pastër dhe të pakorruptuar, ai komb dhe anëtarët e tij kanë edhe si vizion imperativin kombëtar, disiplinën kombëtare dhe përgjegjshmërinë humano-solidare. Kombet e tillë bëhen të mëdhenj dhe të prosperuar moralisht, shpirtërisht , ekonomikisht dhe me siguri e me mirëqenie”.
Letra e katërt me titull “ KOMBI DUHET TË JETË TRIM DHE I MËNCUR” , dhe letra e pestë “ A KANË MORAL POLITIKANËT E SOTËM PËR TË BËRË MORAL DHE PËR T’U DUKUR NË KRYE EDHE NË FESTËN E PAVARËSISË”.
I ftojmë lexuesit që t’i lexojnë këto letra pasi ne nuk po vazhdojmë e të bëjmë komente rreth tyre sepse ato letra, çdo fjali e tyre mbart, ka në vetvete dhe shërbejnë si aksioma e postulate që nuk kanë nevojë as për koment e as për vërtetim, sepse të tilla i ka bërë e thurur thellësisht intelektualisht e logjikshëm studiuesi erudit, patriot e nacionalist; studiuesi i historisë, drejtësisë, fesë, moralit e sociologjisë, z. Skënder Kapiti, i cili na ka dhënë e paraqitur me aq talent e dhunti të jashtëzakonshme ato porosi të cilat i duhen popullit tonë në rrugëtimin e përjetësisë.
Skënder KAPITI në këto letra të tij kërkon që të çmontohet në Shqipëri sistemi i korrupsionit, të krimit politik dhe të atij gjyqësor, duke studiuar kundër injorancës, duke vepruar e guxuar me trimëri e mençuri kundër pushtetit të keq, politikës së kriminalizuar dhe kundër drejtësisë së korruptuar, duke bërë thirrje për një VETTING gjithëpërfshirës.
Nga krijimtaria e gjerë dhe e thellë shumëdimensionale e Skënder Sadri KAPITIT, në momente mjaft të rëndësishme, të gjendjes kaotike, doli si një trakt i domosdoshëm edhe libri i tij më i ri, me titullin transparent “PESË LETRA DREJTUAR KOMBIT”, i cili, padyshim se është aktual dhe shumw i rëndësishëm për progresin, demokracinë, për integrimin demokratik, ligjor e kombëtar. Ai, para së gjithash, duhet të reflektojë në ndërgjegjësimin e politikës sonë kombëtare.Letrat e Skwnder KAPITIT janw nw vazhdwn e PROJEKTIT, TRAKTATIT DHE MANIFESTIT KOMBWTAR “TRIUMFI I KOMBIT” .
Average Rating