
Ekipet e FSK-së nxjerrin të gjallë edhe nënën e fëmijës dy vjeçar
Ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë arritur ta nxjerrin të gjallë edhe nënë e fëmijës dy vjeçar të cilin e shpëtuan më herët.
“Pas shumë përpjekjeve nga ekipet e Kërkim-Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ato kanë arritur ta nxjerrin nga rrënojat edhe nënën e fëmijës dy vjeçar.Operacionet e Kërkim-Shpëtimit do të vazhdojnë deri sa të nxirret edhe qytetari i fundit nga rrënojat, motivi i ushtarakëve nga Kosova është i lartë, profesionalizmi dhe disiplina po japin rezultate.”, thuhet në njoftimin e FSK-së.
21: 10- Momenti kur FSK nxori fëmijën dy vjeçar nga rrënojat pas tërmetit në Turqi
Ekipet e Kërkim-Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) që janë duke operuar në Turqi kanë arritur që ta nxjerrin nga rrënojat një fëmijë të moshës dy vjeçare
FSK ka publikuar momentin e shpëtimit të fëmijës.
