Emanuel Macron bisedë telefonike me Kurtin: Zbatim të plotë të marrëveshjeve
Presidenti i Francës, Emanuel Macron ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Albin Kurti, ka bërë të ditur Presidenca franceze përmes një komunikate.

“Presidenti i Republikës rikujtoi mbështetjen e palëkundur të Francës për pavarësinë dhe integrimin evropian të Kosovës. Ai nënvizoi përkushtimin e tij për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, në mbështetje të ndërmjetësimit evropian dhe bëri thirrje për zbatimin e plotë të marrëveshjeve Bruksel-Ohër”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Pallati Elysee.
Tutje theksohet se Macron përshëndeti zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit.
“Megjithatë, ai nënvizoi rëndësinë që Franca i kushton, edhe në kontekstin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, progresit të shpejtë dhe të pakthyeshëm të zbatimit nga autoritetet kosovare të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”, thuhet tutje në komunikatë.
Presidenti francez shprehu keqardhje për dështimin e votimit për shkarkimin e disa kryetarëve të komunave në veri të Kosovës. Sipas komunikatës, Macron rikujtoi se mbeti i domosdoshëm organizimi sa më i shpejtë i zgjedhjeve të reja, me pjesëmarrjen e popullatës serbe.
Më shumë storie
OKB: Kurti kërkon strategji shtetërore për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së
Promovimi dhe forcimi i interesave kyçe shtetërore të Kosovës në arenën ndërkombëtare merr vëmendjen kryesore në Nju-Jork. Prania e delegacionit...
Parlamenti Studentor thërret në marsh paqësor kundër aktgjykimit të Speciales
Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës ka bërë thirrje për pjesëmarrje në marshin paqësor që do të mbahet më 21...
Pas 27 vitesh identifikohet Idriz Rrecaj, një nga 23 viktimat e “Grupit të Intelektualëve”
Familja e Idriz Rrecit ka bërë të ditur se janë njoftuar zyrtarisht nga institucionet e Kosovës për mbetjet mortore të...
Austri: Protestohet në Vjenë kundër dënimit të katërshes së UÇK-së
Bashkatdhetarë të shumtë janë mbledhur sot në Vjenë të Austrisë, ku kanë protestuar kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë...
Luka Mishetiq: Do apelojmë vendimin, Thaçi mohon çfarëdo përfshirje në vrasje
Avokati i Thaçit, Luka Mishetiç, ka bërë të ditur se mbrojtja e Hashim Thaçit do ta apelojë aktgjykimin e djeshëm...
Këshilli Shqiptaro-Amerikan shpreh shqetësim të madh për aktgjykimin e Speciales
Këshilli Shqiptaro-Amerikan për Marrëdhëniet (AARC) ka reaguar ndaj aktgjykimit të sotëm të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, duke...

Average Rating