Epoka më e lavdishme në historinë kombëtare shqiptare, 1878-1912

Skënder  Sadri KAPITI

Shtetin e Kosovës nuk e krijuan të huajt, dhe as Pavarësia Kosovës nuk i erdhi si dhuratë nga perendimi, sepse Kosova ishte, ka qenë, është  dhe do të jetë gjithmonë shqiptare. Kosova shtet nuk u krijua duke i mbledhur shqiptarët nëpër diasporë dhe u sollën aty nga perendimi dhe SHBA. Të thuash se Kosovën e krijoi shtet perendimi është shërbimi më i madh që i bëhet Serbisë, e cila thotë se Kosova është Serbi dhe e na e mori perendimi me luftë. Është e vërtetë se Kosovën u cliruan me ndihmën e NATO-s por ama luftën e bëri UCK dhe populli i Kosovës u vra, u masakrua, u dëbua dhe pësoi genocid, vrasje, dhunë, djegije dhe shkatërrime të papara që nga lufta e dytë botërore në Europë.

Nëse sot BE dhe SHBA e duan vërtetë  Kosovën, atëhere armatoseni dhe antarësojeni  Kosovën  në NATO. Nëse politika dhe qeveria e Tiranës e do Kosovën, atëhere mbështeteni sinqerisht Kosovën në atë cfarë i duhet asaj  dhe jini përkrah Kosovës. Politika  dhe qeveria e Tiranës duhet të jetë me interesin kombëtar, pra duhet të jetë edhe me interesin  e Kosovës dhe të shqiptarëve të Kosovës. Politika e Tiranës  duhet të jetë me interesin gjithkombëtar shqiptar.

Kush e njeh historinë e njeh të vërtetën , të vërtetën  se Kosova është djepi i shqiptarizmit; kush e njeh historinë e di  që cdo pëllëmbë toke shqiptare e Kosovës është larë  me gjak,është derdhur gjak   për mbijetesë kombëtare, për liri, pavarësi dhe për   Bashkim Kombëtar.

Epoka më e lavdishme në historinë kombëtare shqiptare është ajo 35 vjecare,  1878-1912.

Kjo është e vërteta e madhe dhe që duhet pranuar dhe deklaruar nga historiografia shqiptare. Kjo është Epoka historike në të cilët shqiptarët kurorëzuan Shpalljen e Pavarësisë Kombëtare.

Shqiptarët e  Kosovës  i kanë  dalë vetë në mbrojtje shqiptarizmit  dhe  Kosovës në periudhat të ndryshme historike. Shqiptarët e Kosovës janë përballur 1500 vjet me ardhacakët barbarë sllavë, që kur ata erdhën dhe u vendosën në trojet shqiptare.

Kërcënimi më i madh shqiptarëve u ka ardhur që kur në Ilirik u dyndën sllavët të cilët arritën që ta sllavizojnë pjesën më të madhe   të Ilirikut iliro-shqiptar.

Qëndresa e shqiptarëve të Kosovës nuk lejoi asimilimin sllavo-serbo-ortodoks pavarësisht se barbaria sllavo-serbe përdori kundër shqiptarëve metodat më barbare asimiluese, genocidiale  dhe sllavizuese kundër shqiptarëve. Sllavët patën  në krah  kundër shqiptarëve edhe mbështetjen e Europës, pasi Europa kurrë më parë,  para vitit 1999 nuk ka qenë me shqiptarët por me hordhitë barbare sllave.

Epoka më e lavdishme në historinë kombëtare shqiptare është ajo 35 vjecare,  1878-1912  që përfshijnë Lidhjen  Shqiptare të Prizrenit dhe Kryengritjet e mëdha kombëtare të pandërprera që cuan në Pavarësinë e Shqipërisë nga osmanet dhe nga barbaro-sllavia.

Kjo është epoka historike më e Lavdishme në Historinë e Shqiptarëve, epokë ku për herë të parë shqiptarët lëvizin si komb, sepse ka pasur edhe luftra të tjera të shqiptarëve në shekuj, por historia e kësaj epoke moderne ka shënuar përpjekjet dhe sakrificat që patën karakter, synim e qëllim kombëtar: atë të realizimit e të fitimit të lirisë,shtetësisë dhe pavarësisë kombëtare.

Edhe pas kësaj epoke të lavdishme dhe në vazhdimësi ishin  po përsëri shqiptarët e Kosovës ata   të cilët  mbajtën peshën kryesore historike të cështjes kombëtare shqiptare  dhe kurrë nuk u mposhtën por e sfiduan sllavo-barbarinë dhe as nuk u asimiluan  dhe  as nuk e lëshuan kurrë Kosovën  deri sa më në fund fituan shtetin e tyre, Shtetin e Pavarur të Kosovës.

Të thuash se Kosovën e krijoi shtet perendimi është shërbimi më i madh që i bëhet Serbisë, e cila thotë se Kosova është Serbi dhe e na e mori perendimi me luftë. Por në një linjë me atë se cfarë thotë Beogradi ,dhe si ata shprehet edhe kryeministri i Edi Rama i cili  ka thënë se “nuk dëshiron t’i quajë zyrtarët e shteteve perëndimore si ndërkombëtar”, meqë ai  thotë se ata janë të zotët e Kosovës që e krijuan dhe e bënë shtet me bomba.

Është e vërtetë se Kosovën u cliruan me bomba dhe me ndihmën e NATO-s por ama luftën e bëri UCK dhe populli i Kosovës u vra , u masakrua, u dëbua dhe pësoi genocid, vrasje, dhunë, djegije dhe shkatërrime të papara që nga lufta e dytë botërore në Europë.

 Kosova e armatosur  e mbron vetë shtetin dhe territorin e saj pa ndihmën dhe nevojën e askujt.

Nuk mund të gjendet në historinë botërore se ndonjë shtet e ka fituar lirinë e pavarësinë pa luftë, ashtu sikurse edhe shqiptarët e Kosovës e fituan shtetin dhe pavarësinë me luftë, madje me një luftë mbi  100 vjeçare kundër kolonizatorit serb, dhe që me Luftën Çlirimtare UÇK në vitin 1999 Kosova fitoi shtetin dhe Pavarësinë. Ai i cili e njeh historinë e Kosovës, përballjet e saj mbi njëmijë e pesëqind vjeçare me barbarët serbë, ai që e din historinë ai e din se serbët janë “trima” vetëm me njerëz të pafajshëm, me gra, fëmijë e pleq dhe vetëm me popull të paarmatosur.

 Serbët janë trima vetëm kur kanë mbështetjen e të huajve.

Serbët njohin dhe ua kane frikën shqiptarëve vetëm nëse shqiptarët janë të armatosur, dhe nëse Kosova armatoset atëhere Serbia do të tulatet e do ta njohë Kosovën.

Shqiptarët e Kosovës janë populli më heroik në Europë , dhe populli dhe rinia e Kosovës janë më të motivuar se kushdo tjetër për gadishmërinë dhe për sakrifikimin e gjithckaje   për t’i dalë në mbrojtje atdheut dhe kombit, gjë të cilën Kosova e ka bërë në shekuj.

Dhe prandaj sot si prioritet jetik dhe sigurie është forcimi i ushtrisë dhe  armatosja e Kosovës.

Kosova e armatosur e mbron vetë shtetin,pavarësinë dhe territorin . Këtë le ta dinë mirë disfatistët, mosbesuesit dhe frikacakët të cilët mundohen që të justifikohen se Shtetin dhe Pavarësinë Kosovës ia dhuruan të huajt, aleatët, e madje ka dhe asish që fatkeqsisht janë edhe ministra, diplomatë  e kryeministra që thonë se Kosovën e krijuan Europa dhe SHBA, kur Kosova ka qenë shqiptare shumë heret para se të bëhej Anglia , Franca dhe SHBA.

Që Kosova e mbron veten po të armatoset le ta mësojnë këtë edhe shoqëria, intelektualët ,historianët, opinionistët dhe mediatikët në Shqipëri, ata të cilët llomotisin për t’ua lënë të huajve meritën e gjithckaje për shtetin e Kosovës, dhe ku të tillët janë ata të cilët nuk kanë as trashëgimi dhe as kontribute kombëtare dhe që as nuk e dinë se cfarë është armiku historik i shqiptarëve,cfarë barbarësh dhe shovinistësh janë serbët., ata të cilët nuk e dinë dhe bëjnë sikur nuk e dinë se cfarë qëndrese mbinjerëzore kanë bërë shqiptarët e Kosovës për mbijetesë dhe për lirinë , për  pavarësinë dhe për shtetin kombëtar shqiptar.

Lini një Përgjigje

Previous post <strong>Presidenti amerikan</strong> Biden: Rusia kërcënon vendet e Ballkanit
Next post Shaip Kamberi: Diskriminimi në Preshevë po vazhdon, institucionet po heshtin