Erion Veliaj në Bujanoc: Kur jemi bashkë, jemi më të fortë!

Read Time:5 Minute, 7 Second

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e filloi vizitën e djeshme në Luginën e Preshevës me një takim me kryetarin e Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifin dhe Kryetarin e Kuvendit Komunal, Sami Salihun dhe e mbylli e mbylli vizitën me një takim me kryetarin e Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi dhe deputetin e vetëm shqiptarë në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberin.

Komuna e Preshevës, në shenjë mirënjohëse ndaj kryetarit Veliaj, vendosi ta shpallë me titullin “Qytetar Nderi” i Komunës së Preshevës.

Komenti i z. Veliaj pas ngjarjes në Kuvendin Komunal të Preshevës:

📍PRESHEVË

Një ditë e shkëlqyer me miq të mirë. Mirënjohës për titullin “Qytetar Nderi” i Komunës së Preshevës – një qytet ku ndihem si në shtëpinë time.

Faleminderit për mikpritjen miku im i mirë, Shqiprim Arifi! 😊

Deklarata e Shqiprim Arifit pas takimit me z. Veliaj:

“Të nderuar me vizitën, mirëpritëm sot në kabinet, zërin e fuqishëm të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, mikun tim, kryebashkiakun e Tiranës, z.Erion Velijaj dhe delegacionin e tij, kryetaren e këshillit bashkiak, znj.Romina Kuko dhe deputetin Toni Gogu, në shoqërinë e Ambasadorit të Shqipërisë në Serbi, z.Ilir Boçka.

I njoftuar hollësisht mbi diskriminimin në nivel shtetëror për shqiptarët e Luginës së Preshevës, rastisi që të na vizitonte në përvjetorin e heqjes së padrejtë të lapidarit të dëshmorëve të luftës për çlirimin e Preshevës.

Gjatë takimit, në fokus të diskutimeve ishin çështjet aktuale në jetën socio-ekonomike të Preshevës dhe shqyrtimi i mundësive të reja për nisma që kanë për qëllim zhvillimin e sferave më vitale për vendin.

Me rëndësi të veçantë, morëm zotimin se me ndihmën e Bashkisë së Tiranës, shumë shpejtë do të nisim bashkëpunimin dhe punimet në projektin e madh për shkollën “Dituria” në Corroticë.

Mirënjohës dhe falenderues për gatishmërinë e shprehur për të qenë gjithmonë pranë qytetarëve të Luginës së Preshevës!”

Pas Preshevës z.Erion Veliaj, pati një takim me kryetarin e Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi.

Kruetari i Bujanocit, Nagip Arifi vlerësoi punën e Unionit të Bashkive dhe Komunave Shqiptare për të bashkuar shqiptarët në punë, projekte dhe ide në të mirë të qytetarëve.

“Sot pata kënaqësinë e posaçme të prisja kryetarin e Kryeqytetit të Shqiptarëve, z. Erion Veliaj. Kemi filluar një bashkëpunim shumë të frytshëm me Unionin e Komunave Shqiptare, që drejtohet nga kryetari Veliaj, i cili, duke e udhëhequr atë Union, është duke i bashkuar shqiptarët. Në takimin e fundit që patëm në Prishtinë, kemi krijuar edhe një fond të përbashkët për të ndihmuar arsimin shqip në Luginën e Preshevës, ndaj i jam shumë mirënjohës për këtë nismë dhe shpresoj që ta realizojmë së bashku. Shumë faleminderit kryetar, je gjithmonë i mirëseardhur në Luginën e Preshevës dhe Bujanovc”, u shpreh Arifi.

Kryebashkiaku Veliaj i dhuroi kryetarit Arifi Kullën e Sahatit të Tiranës dhe vlerësoi faktin se Komuna e Bujanocit është ndër më aktivet në Union e Bashkive Shqiptare.

“Këtë javë kujtuam 555-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut dhe secilit prej nesh i kujtohet amaneti që i la ai Gjonit: “Kur thuprat janë të gjitha bashkë, nuk thyhen”. Ama, veç e veç, secili prej nesh thyhet. Kur jemi të gjithë bashkë, jemi më të forte, mund të përparojmë kauzat dhe komunitetet tona, secili mund të japë kontributin e tij, në atë copë të kombit ku është thirrur të shërbejë. Ju falenderoj shumë që jeni një nga anëtarët më aktivë të Unionit të Bashkive dhe Komunave shqipfolëse në rajon. E kemi themeluar para pak vitesh dhe sot gjykoj se është shoqata më e fortë e komunave dhe e bashkive, jo se financohet nga donatorë të mëdhenj të huaj, por se ne kemi dëshirë që të jetë një organizatë e fortë. Ndaj, e vlerësoj jashtë mase mikpritjen dhe këtë kontribut”, u shpreh Veliaj.

Ai shtoi se jo vetëm Bashkia e Tiranës, por edhe Qeveria dhe Parlamenti i Shqipërisë, ka në vëmendje të veçantë komunën e Bujanovcit, ashtu si të gjitha komunat shqipfolëse në rajon.

“Jam këtu së bashku me anëtarë të Parlamentit të Shqipërisë, me anëtarë të qeverisë, me anëtarë të këshillit tonë bashkiak, për të treguar vëmendjen që ka Shqipëria për Bujanovcin; jo vetëm Tirana, por edhe Parlamenti i Shqipërisë, edhe qeveria, edhe këshillat tanë bashkiakë. Mezi pres që këtë traditë të mirë, këtë ngrehinë që e kemi themeluar me Unionin, ta ngremë në një shtëpi të madhe të kombit tonë, jo për të ndërruar kufijtë, jo për të provokuar fqinjët – nuk është ky roli ynë – por për të mësuar nga njeri-tjetri, sepse kombet që dinë janë kombet që ecin më mbarë dhe ne duhet të jemi komb që dimë. Ne duhet të mësojmë nga çfarë ka bërë secili prej nesh dhe se si mund të përparojmë aty ku jemi thirrur të shërbejmë”, nënvizoi Veliaj.

Veliaj takon deputetin shqiptar në parlamentin e Serbisë Shaip Kamberi: Mirënjohës për kontributin tuaj! Kur ne shqiptarët bëhemi bashkë bëjmë gjëra të mrekullueshme
Gjatë vizitës në Luginën e Preshevës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka zhvilluar edhe një takim me deputetin Shaip Kamberi, kryetar i Partisë për Veprim Demokratik dhe përfaqësuesi i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë.
Kryebashkiaku Veliaj ka vlerësuar faktin se Kamberi është sot një zë i fuqishëm i komunitetit shqiptar në Serbi.

“Si qytetari më i ri Luginës së Preshevës, qytetar nderi i komunës së Preshevës u desh dhe unë të takoj deputetin tim, përfaqësuesin tim, të vetmin deputet shqiptar që kemi në Parlamentin e Serbisë dhe vërtet jam mirënjohës për kontributin tuaj. Edhe pse jeni i vetmi zë, keni folur ndoshta më shumë sesa shumë nga ata që patriotizmin dhe betejat i bëjnë në “Facebook” dhe në kafene dhe jo aty ku duhet, ku është institucioni dhe ku ne duhet të jemi më të bashkuar. Nëse ne bashkëpunojmë, nëse ne unifikohemi, ne mund të kemi 2-3 deputetë. Megjithatë ç’ka ndodhur ka ndodhur. Është koha që të shohim përpara dhe ajo që më ka mësuar edhe puna në Tiranë, mund të ketë shumë situata që të japin një brengë, ose pengohemi për të ecur përpara dhe jo nga forca të huaja, por pengohemi nga brenda vetes, sigurisht që kjo më ligështon, por asnjëherë s’e humb kurajon për të vijuar më tej,” u shpreh Veliaj.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Emisarët ndërkombëtarë në Prishtinë e Beograd: Takime të vështira, por të hapura
Next post Ana Bërnabiq: Atmosfera është serioze, na presin ditë të vështira